Aktivitete

  1. Turi 81 Çiklistik Kombëtar : Një Spektakël Unik në Qytetin e Vlorës

Nga data 22 deri më 24 maj, qyteti I Vlorës do të jetë pritës I Turit Kombëtar të Çiklizmit, një ngjarje e vecantë që këtë vit do të ketë një ndryshim interesant-qëndrimi I aktivitetit për 2 ditë në Vlorë! Kjo do të jetë një mundësi e rrallë të për të ndjekur dhe festuar pasionin për çiklizmin në një atmosferë miksimi mes atletëve të njohur dhe amatorëve të çiklizmit. Të dy ditët në një atmosferë miksimi mes atletëve të njohur dhe amatorëve të çiklizimit. Të dy ditët e shtojmë në këtë tur do të sjellin një spektakël të vecantë , duke përfshirë garat e mountain-bike për fëmijët dhe gara për amaroret e çiklizmit në qytet. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të pasur një përvojë të mrekullueshmë dhe për të përmirësuar lidhjet sportive ndërmjet komunitetit dhe çiklistëve të huaj.

-Data e realizimit të aktivitetit : 22-24 Maj

 

  1. “Beachvolley, Sporti që Kthehet në Traditë në Qytetin e Vlorës” 

Sporti I Beachvolley është një aktraksion I jashtëzakonshëm për qytetet bregdetare në të gjithë botën, dhe me titullin” Vlora European City of Sport 2024” , Bashkia e Vlorës synon ta kthejë këtë sport në një traditë të përhershme për qytetin gjatë sezonit turistik. Në vitin e shpalljes së tij si qytet sporti I vitit 2024, Vlora do të mirëpres Ballkaniadën e Beach Volley në qershor 2024. Përgjatë turneut të organizuar në rërën e qyetit , do të ketë demonstrime nga grupe lokale, duke ofruar mundësinë për regjistrim dhe pjesëmarrje në gara për një titull amator. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për komunitetin lokal të shfaqë pasionin për sportin dhe për të përkrahur zhvillimin e një tradite sportive në qytetin e tyre.

Me këtë nismë, Bashkia e Vlorës synon të nxisë aktivitetin spportiv amator dhe të krijojë një ambient të përshtstshëm për të gjithë ata që duan të anagazhohen në këtë sport.

-Data e realizimit të aktivitetit : Qershor 2024

 

  1. “Steka e Artë”

Nisma e re e Bashkisë së Vlorës për Sportin e Bilardos.

Bashkia Vlorës sjell për herë të parë një ngjarje të vecantë, njohur si “ Steka e Artë”. Ky aktivitet është një hap I rëndësishëm në zhvillimin e sportit të bilardos në qytetin tonë.

Një stadium me kapacitet prej një mijë vende do të presë me kënaqësi publikun vlonjat dhe ata të huaj që ndopdhen në Vlorë për të kaluar momente argëtuese në një aktivittet me përmasa ndërkombëtare në fushën e bilardos. Bilardistët më të mirë të rajonit dhe më gjerë do të përformojnë në qytetin tonë me synimin për të fituar titullin presitgjoz të këtij eventi.

 

Me këtë nismë, Bashkia e Vlorës thellon angazhimin e saj për promovimin e sportit dhe krijimin e një atmosfere të përshtatshme për dashamirësit e këtij sporti emocionues.

-Data e realizmit të aktivitetit : Qershor 2024

 

 

  1. “ Street Basket, Risia e Sportit për Sezonin 2024 në Qytetin Tonë”

Bashkia e qytetit synon të krijojë një platformë të vecantë për zhvillimin e street basket , duke sjellë një eksperiencë të re dhe përfshirë të gjithë dashamirësit e basketbollit. Këtë sezon, street basket do të jetë një alternativë atraktive për të rinjtë dhe të gjithë ata që duan të ndjehen pjesë e një sporti dinamik dhe tërheqës. Me trasmetimin e këtij show basketbollistik, Bashkia e qytetit dëshiron të inkurajojë pjesëmarrjen aktive dhe të krijojë një atmosferë të këndëshme për të gjithë ata që do të përfshihen në këtë aventurë sportive ne rrugët e qytetit tonë.

-Data e realizimit të aktivitetit : Qershor 2024

 

 

  1. Vlora Run 2024

Në datën 21 prill 2024, në qytetin e Vlorës do të organizohet Maratona e Vrapit “ Vlora Run 2024”. Kjo ngjarje do të shënojë një ndryshim të rëndësishëm, pasi për herë të parë maratona e Vlorës do të jetë pjesë e kalendarit botëror të maratonave .

Kundrejt zakonit , ky event ka kaluar në një process vlerësimi dhe është zyrtarisht e njohur nga kalendarët ndërkombëtar të maratonave. Pritet që ky ndryshim të sjellë vrapues nga e gjithë bota në qytetin tonë, duke krijuar një atmosferë ndërkombëtare dhe duke bërë që Vlora të bëhet qendër e vëmendjes së dashamirësve të vrapimit.

Ky hap pozitiv do të ndikojë në promovimin e sportit në qytetin tonë dhe do të krijojë një mundësi të jashtëzakonshme për të shfaqur bukurinë dhe potencialet turistike të Vlorës.

Bashkia e Vlorës inkurajon pjesëmarrjen aktive të komunitetit.

-Data e realizimit të aktivitetit : Prill 2024

 

 

 

 

  1. Vlora Hiking

Për gjatë gjithë sezonit turistik, në bashkëpunim me shoqata të ndryshme sportive dhe të hiking në qytet, do të kemi një program orientimi për turistët dhe qytetarët vlonjat të apasionuar me sportin e hiking. Kjo nismë synon të inkurajojë vizitën e turistëve dhe banorëve të qytetit tonë ne majat më të larta, duke shpërndarë njohuritë mbi bukuritë natyrore të Vlorës.

Me këtë bashkëpunim, synojmë të krijojmë një atmosfrë pozitive dhe të nxisim pjesëmarrjen në aktivitete sportive dhe turistike.

Bashkia e Vlorës është e vendosur të mbështesë këtë projekt dhe të përdorë të gjitha burimet për të siguruar një eksperiencë të pa harrueshme për të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë aventurë.

-Data e realizmit të aktivitetit: Gjatë sezonit 2024

 

7.Festivali I Sportit

Në qytetin e Vlorës, festivali sportive për vitin 2024 shënon një kthesë të madhe duke sjellë një shoë të vërtetë sportive gjatë gjithë sezonit  turistik. Ngjarjet e përfshira në këtë festival përfshijnë:

  • Albanian Open me Parashutista dhe Paragliding : Festivali fillohet me “ Albanian Open”, një shfaqje e jashtëzakonshme në qiellin e Vlorës, me parashutista dhe dashamirës të sportit paragliding.
  • Lorja të Ndryshme në Ujë: Përjetoni emocionin e lojrave në ujë, dukë përfshirë aktivitete të frymëzuar nga pasioni për detin dhe aventurën.
  • Maratona e Notit në Brigjet e Qytetit: Maratona e notit në brigjet e qytetit është një aktivitet I certifikuar nga Federata e Notit Shqipëtar, duke sjellë një sfide sportive në mjedisin bregdetar.
  • Aktivitetet të Lojrave Popullore me Shfaqje Muzikore: Përfshirja e të rinjëve dhe turistëve në një javë të aktiviteteve të lojrave popullore shoqërohet nga një shfaqje muzikore, duke krijuar një atmosferë festive dhe argëtuese.
  • Kampionati I Parë Sportiv për Njerëzit me Ndryshe: Kmpionati sportive është një hap I rëndësishëm drejt përfshirjes dhe promovimit të sportit për njerëzit me aftësi të kufizuara, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi të barabartë dhe inkurajues për të gjithë.

Ky festival shpërblen pasionin për sportin, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen  të gjithë komunitetit lokal dhe vizitorëve të qytetit të Vlorës.

-Data e realizimit të aktivitetit : Gjatë vitit

 

 

 

Mountain Bike Kanina

 

 

Aktiviteti Mountain Bike Kanina  2024  do te zhvillohet diten e shtunë, datë 27.04.2024.

Ky aktivitet  do të startojë në orën 16:00 në Kalanë e Kaninës dhe do të zgjasë përreth 1 orë e 40 minuta i gjithë cirkuiti.

Pas garës do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së cmimeve për fituesit.

Duke pritur perëndimin e diellit do të organizohet edhe një party me DJ për te argetuar garuesit ,gjithe dashamiresit e sportit te ciklizmit dhe qytetaret vlonjate por jo vetem .

 

Me këtë nismë, Bashkia e Vlorës thellon angazhimin e saj për promovimin e sportit dhe krijimin e një atmosfere të përshtatshme për dashamirësit e këtij sporti emocionues.

-Data e realizmit të aktivitetit : 27 prill 2024

 

Ju faleminderit!

 

Parada e Femijeve per 1 Qershorin

 

 

Në kuadër të titullit Vlora Qyteti Europian i Sportit, Bashkia Vlorë në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqipëtar ( KOKSH ) dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ka menduar të organizojë Paradën mbyllëse të vitit shkollor mefëmijët e ekipeve sportive .

Janë rreth 10’000 fëmijë nga 61 Bashki të Shqipërisë qe kanë marrë pjesë në këto ekipe sportive dhe do të jenë në Vlorë në datë 1 Qershor për të realizuar Paradërn në ditën e fëmijeve.

Kjo është një mundësi nxitje dhe ndërgjegjësimi për te gjithë fëmijët dhe jo vetëm për tu angazhuar sa më shumë në aktivitet dhe ekipe sportive, për një trup dhe mendje më të shëndetëshme.

 

Data e realizimit të aktivitetit : 1 Qershor 2024

 

Garat Sportive për Atletët Veteranë në Kuadër të “Vlora, Qyteti Europian i Sportit 2024”

Përshkrimi:

Bashkia Vlorë do te prezantojë një ngjarje të jashtëzakonshme sportive në kuadër të përzgjedhjes së Vlorës si “Qyteti Europian i Sportit 2024”. Në datën 19 Qershor, Lungomare do të jetë ambienti i një spektakli sportiv të veçantë, ku atletë veteranë mbi 35 vjeç nga të gjitha anët e Shqipërisë do të garojnë në disiplina të ndryshme.

Ky aktivitet është një nga seritë e ngjarjeve që organizon Bashkia Vlorë për të festuar titullin e nderuar si “Qyteti Europian i Sportit”. Atletët do të demonstrojnë aftësitë e tyre në sporte të ndryshme, duke përfshirë hedhjen e gjylës, shtizat, kercimin e gjatë, vrapimin në 100 metra dhe shumë disiplina të tjera.

Përfaqësuesit e kësaj ngjarjeje të rrallë do të sjellin pasionin e tyre për sportin dhe do të jenë një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që duan të përfshihen në aktivitete sportive. Garat do të zhvillohen ne Lungomare, duke ofruar një përvojë të mahnitshme për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

Bashkia Vlorë fton të gjithë qytetarët dhe miqët e sportit të bashkohen në këtë festë të sportit dhe të përcjellin suksesin e atletëve veteranë. Le të përqafojmë bashkë qytetin tonë si një qendër e pasionit dhe energjisë së sportit, në një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit.

Kampionati kombëtar i Taekwondo për kategorinë e kadetëve dhe fëmijëve, i cili do të mbahet në Vlorë në kuader të titullit “Vlora Qyteti Evropian i Sportit 2024”, shënon një moment të veçantë për dashamirësit e këtij sporti dhe për të gjithë komunitetin e sportit në Shqipëri. Kjo ngjarje e rëndësishme do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Flamurtari” më 29 qershor, duke filluar në orën 10:00. Vlora, një qytet i cili po fiton njohje për kontributin e tij në promovimin dhe zhvillimin e sportit, është vendi ideal për një kampionat të tillë prestigjioz. Pallati i Sportit “Flamurtari”, një simbol i sportit në këtë qytet, do të jetë ambienti ku talentet e rinj do të përballen në garën për titullin kombëtar. Ky kampionat do të sjellë së bashku sportistë, trajnues, dhe tifozë nga e gjithë Shqipëria, për të mbështetur dhe për të festuar pasionin dhe aftësitë e rinjëve në Taekwondo. Aspekti konkurrues i këtij eventi do të jetë i përshkruar nga nivelin e lartë të ndeshjeve, talentin e padiskutueshëm të pjesëmarrësve, dhe dëshira e tyre për të triumfuar në rrugën drejt titullit Data e realizimit te aktivitetit : 29 qershor 2024

 

 

 

Bashkia e Vlorës me kënaqësi ju fton të merrni pjesë në aktivitetin “Simulante Shahu”, i cili do të zhvillohet në datën 6 korrik 2024, ora 11:00. Ky event do të mbahet në kuadër të titullit “Vlorë Qyteti i Sportit 2024”.

Aktiviteti do të udhëhiqet nga 6 herë Kampion Kombëtar të shahut dhe Mjeshtër Ndërkombëtar Z. Landi Pasku.

Pjesëmarrësit do të mund të provojnë aftësitë e tyre në shah në një simulacion të veçantë, duke u përfshirë në një përvojë që synon të sjellë bashkë qytetarë dhe dashamirës të shahut.

Jeni te ftuar të na bashkoheni në këtë ngjarje të veçantë dhe të shfaqim së bashku dashurinë tonë për sportin dhe kulturën e shahut në qytetin tonë të bukur të Vlorës.

Data e realizimit te aktivitetit: 6 korrik 2024

Regata “Brindisi-Vlorë” është një ngjarje e rëndësishme sportive dhe kulturore, e cila sjell në pah lidhjen e lashtë mes njeriut dhe detit. Kjo ngjarje e rrallë shënon rizbulimin e aventurës së lundrimit në det, duke promovuar bashkëpunimin dhe kulturën detare midis dy popujve.

Nisja e Regatës është planifikuar për datën 4 korrik 2024, në orën 08:00, nga ujërat përballë portit të Brindizit. Itinerari fillon në Brindizi dhe përfundon në Vlorë, duke kaluar pranë ishullit Saseno në anën e djathtë. Regata është rreth 60 milje detare në gjatësi. Vija e nisjes dhe e përfundimit do të shënohen me voza të verdha ose portokalli dhe varka e jurisë, gjë që e bën këtë ngjarje edhe më tërheqëse për marinarët dhe pjesëmarrësit.

Regata “Brindisi-Vlorë” ka evoluar në një ngjarje klasike dhe të njohur ndërkombëtarisht për marinarët e pasionuar, duke përfaqësuar frymën e Ligës Detare Italiane dhe inkurajuar integrimin dhe bashkëpunimin mes komuniteteve detare. Kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar bukurinë e detit dhe për të përjetuar aventurën e lundrimit në një atmosferë miqësore dhe konkurruese.

Festivali sportiv “Summer Up” do të zhvillohet në Vlorë më 2-3 gusht, në kuadër të titullit prestigjioz “Vlora Qyteti Europian i Sportit 2024”. Ky event i veçantë do të sjellë në qytetin tonë një atmosferë të jashtëzakonshme, plot me energji, argëtim dhe aktivitete sportive për të gjitha moshat.

Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë dhe të konkurrojnë në një gamë të gjerë sportesh dhe aktivitetesh fizike, duke përfshirë:

  • Beach Volley
  • Street Basket
  • Maratona e Notit
  • Pickleball
  • Ping Pong
  • Tenis
  • Yoga
  • Paragliding

Mirë se vini në Vlorë, qytetin europian të sportit për vitin 2024!

Në kuadër të titullit prestigjioz “Vlora, Qyteti Europian i Sportit 2024”, njoftojmë aktivitetin e radhës që do të zhvillohet në qytetin tonë.

Ngjarja: Pjesëmarrja e notarës ndërkombëtarisht të njohur Eva Buzo
Distanca: Brindisi – Vlorë
Data: 18 Gusht 2024

Eva Buzo, një nga notarët më të shquara dhe të njohura në nivel ndërkombëtar, do të realizojë një sfidë të veçantë duke notuar distancën nga Brindisi në Vlorë. Ky aktivitet është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar sportin e notit dhe për të theksuar rëndësinë e Vlorës si një destinacion kryesor për sporte në Europë.

Kjo ngjarje do të ofrojë një platformë për të theksuar angazhimin e Vlorës për sportet dhe për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare në këtë fushë.

Në përputhje me titullin  “Vlora, Qyteti Evropian i Sportit 2024”, jemi të lumtur të njoftojmë një aktivitet të veçantë që do të zhvillohet në qytetin tonë. Me krenari, ftojmë të rinjtë dhe organizatat e ndryshme të bashkohen në aktivitetin tonë Cross Country, i cili do të mbahet në pyllin e Sodes më datë 25 Shtator 2024.

Detajet e Aktivitetit:

  • Data: 25 Shtator 2024
  • Ora: 10:00
  • Vendi: Pylli i Sodes, Vlora

Ky aktivitet do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e shkollave të qytetit të testojnë aftësitë e tyre atletike dhe të përjetojnë një përvojë emocionuese në natyrë. Ndërkohë, shoqatat dhe organizatat e interesuara janë të ftuara të kontribuojnë në organizimin e këtij aktiviteti dhe të mbështesin zhvillimin e sporteve në komunitet.

Përfshirja e Shoqatave: Shoqatat dhe organizatat që janë të interesuara të ndihmojnë në organizimin e këtij aktiviteti janë të lutura të kontaktojnë për më shumë informacione dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në promovimin e sportit dhe për të mbështetur nismat e rinisë në Vlora.

 

 

 

 

Në kuadër të titullit “Vlora Qyteti Europian i Sportit 2024”, Bashkia e Vlorës  njofton  zhvillimin e një Kampionati Ndërkombëtar të Shahut që do të mbahet nga data 28 Shtator deri më 4 Tetor 2024.

Ky kampionat është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar dhe zhvilluar sportin e shahut në një nivel ndërkombëtar. Ai sjell së bashku lojtarë të talentuar nga vende të ndryshme, duke ndihmuar në krijimin e një atmosfere konkurruese dhe miqësore.

Ky aktivitet i rëndësishëm, pjesë e kalendarit tonë të sporteve për vitin 2024, do të përfshijë pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të promovuar dhe zhvilluar sportin e shahut në nivel ndërkombëtar.

Ftojmë shoqatat dhe organizatat sportive që të kontribuoni në organizimin e këtij eventi dhe të bëheni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për qytetin tonë dhe për sportin në përgjithësi.