Paraqitja e aplikimit:
Qytetari ploteson formularin standart te kerkeses per kryerje punime te vogla sipas Nenit 6 VKM 408 date 13.05.2015 “I ndryshuar” Dokumentet qe duhet te bashkangjiten jane:
- Certifikate pronesie,
- fotografi te cdo punimi per te cilin behet kerkesa,
- fotografi te pjeses se jashmte te baneses apo te fasades kryesore.
Protokolli në hyrje:
- Punonjesit e protokollit kontrollojne listen e dokumentave te dorezuara dhe rregjistrojne kerkesen
Përpunimi i dokumentacionit:
- Kerkesa e qytetarit dorezohet tek personi i ngarkuar me urdher te vecante te Kryetarit per shperndarjen e dokumentacionit.
- Kerkesa merret nga Drejtori i Zyres se planifikimit dhe Kontrollit te territorit.
- Kerkesa shqyrtohet paraprakisht nga Drejtori (apo person i caktuar me urdher te vecante prej tij) dhe rregjistohet ne protokollin e brendshem
- Kerkesa shperndahet tek specialist
- Specialisti shqyrton kerkesen, plotesine e dokumentacionit
- Nese ka mangesi, paqartesi apo kontrolle te vecanta ne vend, Specialisti kontakton qytetarin dhe kerkon qartesime te metejshme.
- Specialisti perpunon pergjigje me shkrim te kerkeses