Thirrje per shprehje interesi

Thirrje per shprehje interesi ne kuader te aktiviteteve te Vlora Qyteti Evropian I Sportit per vitin 2024

 

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlore për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

 

  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlore për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës,nese ka)
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)Për aplikantët që janë individë:
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • CV e detajuar e aplikantit;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlore për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës nese ka)
  • Dy rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

 

*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

 

Shenim: Referuar te gjitha aktiviteteve te publikuara ne kuader te Vlora Qyteti Evropian i Sportit, te gjithe subjektet e interesuara sipas kategorizimeve te lartepermendura duhet te paraqesin projekt propozimet e tyre  zyrtarisht prane Bashkise Vlore dy-tre jave perpara dates se realizimit.

 

Lidhur me aktivitetin Vlora Run 2024, subjektet e interesuara jane te lutura te percjellin zyrtarisht  prane Bashkise Vlore projekt –propozimet e tyra te plota deri me date 17.04.2024

Per detajet e aktiviteteve mund te shihni buxhetin e Bashkise Vlore 2024, ne kategorine aktivitete.

 

Formular Aplikimi

 

Thirrje për zgjedhjen e 15 pjesëmarrësve për “Kursin e Trajnimit për Zhvillimin e Specialiteteve Enogastronomike Vendase në Shqipëri”

Kursi i trajnimit ka për qëllim të promovojë përfshirjen sociale të të rinjve, të grave dhe emigrantëve të kthyer, nëpërmjet fuqizimit dhe rritjes së mundësive për punë në sektorët e shërbimit dhe të hotelierisë, duke nxitur:
₋ Punësimin e të rinjve, grave dhe emigrantëve të kthyer.
-Zhvillimin e soft skills-ave që i duhen kompanive nga pjesëmarrësit e kursit si dhe një mundësi për rritje personale,kulturore,sociale dhe profesionale.

Për më tepër informacion klikoni linkun:

Corso formativo