Vizitë dy ditore në Kosovë
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi një vizitë dy ditore në Kosovë, ndërsa qëllimi ka qenë promovimi i Vlorës. Ndalesa e parë e Lelit ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. Kryetari i bashkise, u prit nga ambasadori ynë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Ambasadori Minxhozi i uroj mireseardhjen Lelit, ndërsa vlerësoi këtë nisimë për prezantimin e Vlorës. Kryetari i bashkisë, i tha ambasadorit Minxhozi se Vlora i ka të gjitha potencialet për një turizëm elitar. I pranishëm në takim edhe kryetari i shoqates se ndërtuesve dhe turizmit te Kosoves, Ruzhdi Kurtishi i cili ofroi angazhimin e tij për promovimin për qytetarët e kosovës, të resurseve që Vlora ofron. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, shoqëruar nga ambasadori Minxhozi, vendosën një kurorë me lule në lapidarian e Ismail Qemalit vendosur në qendrës të Prishtinës. Leli zhvilloi një vizitë edhe në kompaninë më të madhe të Kosovës, Eurokoha”. Në bisedën me pronarin e kësaj kompanie Remzi Ejupin, Leli kërkoi promovimin e turizmit të Vlorës në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryebashkiaku Leli takoi edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, të cilin e ftoi të vizitojë Vlorën dhe të nisin bashkëpunimin dy palësh. Nga ana e tij, Ahmeti i premtoi Lelit se do të jetë në Vlorë shumë shpejt dhe i garantoi se do të bëhet promovues i turizmit në Vlorë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani. Leli tha se ka gjetur një partneritet në fushën e turizmit me ministrin Hasani.Sipas tij, industria, tregtia, biznesi dhe turizmi janë të gjitha të lidhura, dhe duke njohur traditën shqiptare edhe urat e bashkëpunimit komunikimit bëhen më të forta. Ministri Hasani tha se me kryebashkiakun e Vlorës kanë biseduar për turizmin dhe çështje me interes për të dyja vendet, duke theksuar se bregdeti shqiptar është destinacioni i kosovarëve për pushime. Kryebashkiaku Leli zhvilloi një vizitë edhe në shtëpinë e Adem Jasharit të kthyer në muze, ndërsa vendosi edhe një kurorë me lule në varrin ku prehet heroi legjendar. Kryebashkiaku Leli, e mbylli vizitën e tij në Kosovë, me një intervistë në Radio Televizionin Publik të Kosovës.