VENDIM Nr. 402, datë 3.5.2017 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 1108, DATË 30.12.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRANSFERIMIN, NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE TE BASHKITË, TË INFRASTRUKTURËS SË UJITJES DHE KULLIMIT, TË PERSONELIT DHE TË ASETEVE TË LUAJTSHME E TË PALUAJTSHME TË BORDEVE RAJONALE TË KULLIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 115/2014,“Për ndarjen administrativo-territoriale
të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 3, shkronja “dh”, e 5, të ligjit
nr. 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes
vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të
Ujërave dhe të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në tabelën 2, “Tabela e Aseteve të Qëndrueshme”, bashkëlidhur vendimit nr. 1108, datë 30.12.2015,
të Këshillit të Ministrave, të hiqet nënndarja, si vijon:
2. Asetet e qëndrueshme të Bordit të Kullimit, Tiranë, që përmenden në pikën 1, të këtij vendimi,
mbeten në administrim të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe ministri i Shtetit
për Çështjet Vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.