TID Vlora

TID Vlora

(Tourism Improvement District)

Qendra Historike e Vlorës, është një zonë me vlera të konsiderueshme historike për qytetin e Vlorës,me ndertesa të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit XX, duke perfshirë në të 13 ndertesa monument kulture të kategorisë së parë si: Muzeun e Pavaresise,rrugen e Hebrejve, Muzeun Etnografik, Klubin Labëria, kullën e Sahatit,etj. Fatkeqësisht, kjo zonë e lavdishme, ishte lënë në harresë për një periudhë të gjatë kohe, objektet ishin rrënuar dhe i vetmi aktivitet qe mbizoteronte në zonë ishte tregtimi i rrobave të përdorura. Kjo nxiti dëshirën për të rikthyer në identitet Qendrën e lavdishme historike të Vlorës. Ky projekt synon të rivitalizojë,ruajë dhe zgjerojë zonën histo rike, t’a kthejë këtë zonë në një atraksion turistik për vendasit e të huajt, në një destinacion mundësish për biznes e turizëm. Ky projekt rijetëzues synon përfshirjen e të gjitha grupmoshave duke realizuar aktivitete sociale, kulturore, argëtuese, promovuese, nxitje punesimi,etj. Vlora është një qytet i mrekullueshem,i cili vec bukurive që i ka falur natyra ka edhe historinë e tij të lavdishme. Duke rivitalizuar dhe transformuar këtë zonë, duke bashkëvepruar me aktore te ndryshëm, duke permiresuar hapësirat publike,duke rritur mundesitë për biznes e punësim, kjo zone që perfaqeson trashegiminë e vyer historike të qytetit, do te rimarrë vlerat që i takojnë.

me shume per shoqaten TID Vlora

 

Gjithashtu

Ne kuadër te projektit “Rivitalizimi I Qendres Historike Vlore”, e cila ka nisur zbatimin ne Tetor 2017 dhe eshte ne fazën përfundimtare te punimeve si dhe ne përgjigje te interesit te bizneseve te zonës TID Vlora për përcaktimin e rregullores dhe te standarteve te arredimit urban ne zone, eshte përgatitur Manuali i arredimit urban per zonën TID Vlora nga projektuesi “Atelier 4”, me financimin e Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim.

Qëllimi i këtij manuali është:

  • Vendosja e rregullave te arredimit urban ne Zonen TID Vlora;
  • Vendosja e standarteve dhe rekomandimeve te përgjithshme urbane
  • Sigurimi i nje qasje konsekuente te arredimit urban ne zonën TID Vlora, bazuar ne projektin e realizuar nga kompania per kete zone
  • Unifikimi dhe zgjerimi i vizionit te projektit te realizuar, duke ofruar udhëzime per zbatimin e politikave zhvilluese per te udhëhequr rritjen dhe ndryshimet e tipologjisë se bizneseve n vazhdim

Ky manual vjen si produkt i nje pune dhe eksperience te gjate te Fondacionit Shqiptaro Amerikan per Zhvillim, ne mjaft zona te ngjashme ne Shqiperi. Ne kete manual janë pasqyruar dhe marre masa nga mësimet e nxjerra nga zonat e tjera TID ne Shqiperi.

Per me shume shkarkoni Manuali i Arredimit Urban Zona TID Vlora

Gjithashtu na ndiqni dhe ne facebook