Takimi me Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri
Sot, Kryetari i Bashkisë Vlorë z.Dritan Leli mirëpriti në zyrën e tij Znj.Guusje Korthals Altes, Ambasadore e Hollandës në Shqipëri. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe projekte të përbashkëta ndëmjet Qeverisë hollandeze dhe Bashkisë Vlorë me synim përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme dhe ofrimin e shërbimeve sipas standarteve evropiane.