Takim Publik: Llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018
U organizua ne Orikum dhe Dukat takimi publik ku tema e takimit ishte llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018 si dhe vazhdimi i Buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit për vitin 2019
Ne ketë takim te organizuar nga kryetari i Bashkisë z. Dritan Leli së bashku më përfaqësues të Bashkisë Vlore morën pjese banoret e Orikumit dhe Dukatit si dhe zonave përreth . U diskutua rreth ecurisë se investimeve te kryera gjata vitit 2018 si dhe problematikave ne ketë zone.
U trajtuan disa nga investimet qe janë duke u zbatuar ne kete zone si, Rikonstruksion i shkollës “Balil Pelari”, Ndertim i nje sistemi te ri per furnizimin me uje per fshatrat brenda njesise administrative Orikum , perkatesisht Dukat, Tragjas, Jonufer dhe Radhime, Kullimi dhe Ujitja ku jane pastruar rreth 20 km kanale dhe jane spostuar me shume se 20 mije metra kub inerte, ndriçimi etj.
Banoret paraqiten kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2019. Te gjitha keto kërkesa do te prioritizohen dhe do te merren ne konsiderate dhe parashikohen ne hartimin e buxhetit 2019.