SUBVENCIONI I QIRASË NË TREGUN E LIRË (BONUSI I QIRASË)
Subvencioni i qirasë është një instrument i programit të banesave sociale me qira që indihmon individët/familjet, të cilët me të ardhurat e tyre nuk përballojnë pagesën e qirasë reale.
Përparësi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit kanë, por pa u kufizuar në to, kategoritë e mëposhtme :
- Individët me statusin e jetimit
- Personat me aftësi të kufizuar
- Të moshuarit
- Invalidët e punës
- Familjet e policëve të rënë në detyrë
- Emigrantët e rikthyer
- Punëtori emigrant
- Azilkërkuesit
- Familjet e komunitetit rom
- Familjet e komunitetit egjiptian
- Viktimat e dhunës në familje
- Viktimat e trafikimit
- Prindërit e vetëm që kanë në ngarkim fëmijë
- Individët që I përkasin komunitetit LGBTI,
- Të miturit 14-18 vjeç dhe të rinjtë 18-21 vjeç, në konflikt me ligjin
- Vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave të specializuara
- Familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas Aktit normative nr.3 datë 1.3.2012
Kërkesat e aplikuesëve të rinj për përfitimin e subvencionimit të qirasë mund të paraqiten në çdo kohë gjatë vitit, por jo më vonë se muaji nëntor për vitin pasardhës
DOKUMENTACIONI PËR TË PËRFITUAR SUBVENCIONIMIN E QIRASË
- Për të dhënat personale të aplikantit:
- Çertifikatë e lindjes së aplikantit
- Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore
- Për vërtëtimin e kushteve familjare :
- Çertifikatë familjare
- Vendim I gjykatës që I lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara
- Për vërtetimin e kushteve sociale:
- Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara
- Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar
- Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-proë e subjekteve të shpronësuara
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant, punëtor emigrant,, azilkërkues
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, etj
- Urdhër mbrojtje lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje
- Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin
- Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI
- Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë
- Për vërtetimin e kushteve ekonomike
- Vërtetim I të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune
- Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes
- Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar
- Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë
- Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
- Për vërtetimin e kushteve të strehimit
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi.
- Akt-verifikimi nga njësia vendore për
-banesat rrezik shembje
-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore
-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit
-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës
Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë.