Shahin Kolonja, 1900 Kryetar i parë i Bashkisë së Vlorës |
Ali Spahiu (Skrapari) 1903-1908
Kishte kryer shkollën e larte në Stamboll, anëtar i klubit “Bashkimi” Stamboll. |
Abas Mezini, 1908 – Mars 1909
Familja Mezini është një nga familjet më të vjetra të Vlorës dhe me një aktivitet të shquar patriotik Në Komisionin përgatitor për shpalljen e Pavarësisë Abas Mezini ishte shumë aktiv, në shtëpinë e tij bëheshin mbledhjet më të rëndësishme. Kryekatundari mbështeti fuqimisht Ismail Qemalin dhe qeverinë e tij. Në të gjitha aktivitetet e kohës merrte pjesë Abas Mezini. |
Xhemil Vlora, 1909 – 1912
Ka qenë kryekatundar i Vlorës në një periudhë e cila dominohej nga administrata turke dhe lëvizja popullore për pavarësinë nga Turqia |
Ibrahim Avdullahu 1912 – 1914
Ka kryer shkollën e lartë për Drejtësi ne Stamboll. Një nga themeluesit e Klubit Labëria” dhe drejtues i tij, për këtë arsye Ibrahim Avdullahu, Elmas Xhaferi,Muço Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapën nga turqit, në vitin 1908, u shpunë në Stamboll dhe rrezikonin dënimin me vdekje. Kur u kthye në atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit më të afërt të Ismail Qemalit Pas shpalljes së pavarësisë është Kryekatundari i Vlorës. Në mars të 1914 shkon në Francë si përfaqësues i Vlorës për tu këshilluar me Ismail Qemalin Në 1914 kryeson negociatat me rebelët për të shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kërkuan largimin e tij si kryetar i katundarisë. Një nga personalitetet më me influencë në Vlorë. Në vitin 1923 vuri Kandidaturën për deputet. |
Osman Haxhiu (Nënprefekt i Fierit) – 1914
Pas largimit të Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos që administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu në emrin e prefektit. Shumë aktiv që në fillim të shekullit, një nga mbështetësit kryesor të Ismail Qemalit. Më vonë do të ketë një karrierë të shkëlqyer, Kryetar i Komitetit “Mbrojtja Kombetare” të Luftës së Vlorës, delegat në kongresin e Lushnjës, deputet në parlamentin Shqiptar. |
Ali Asllani – 1918
Personalitet shtetëror, diplomat, poet i shquar i Vlorës. Mbaroi shkollën e lartë Politiko-Juridike-Administrative në Turqi në vitin 1906. Shërbeu në administratën turke në Janinë e Bulu, deri në shpalljen e Pavarësisë. Punoi si sekretar i Ismail Qemalit, nënprefekt i Fierit, sekretar i administratës së Vlorës, sekretar shteti. Dy herë Kryetar Bashkie në Vlorë, përfaqësoi shtetin shqiptar në Trieste, në Sofje dhe Athinë. Shkroi shumë poema dhe poezi. U zgjodh anëtar i Institutit të Shkencave në vitin 1913. Zotëronte gjuhët: turqisht, persisht, greqisht, italisht dhe frëngjisht. |
|
|
Qazim Kokoshi – 1920
Me aktivitet të shquar patriotik e politik. Firmosi aktin e Pavarësisë, në shtabin e Luftës së Vlorës, senator, deputet, në 1920 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Vlorë. |
Nuredin bej Vlora – 1925
I biri Ferit Pash Vlorës, ish kryeministër i Turqisë. Nuredin beu, një nga personalitetet e shquar të familjes Vlora dhe të Vlorës. Me kulturë të gjerë, njohës i shumë gjuhëve të huaja. Në vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Ishte aktiv gjatë luftës, në krahun e forcave nacionaliste. Iku jashtë shtetit dhe vdiq në Hajdenberg të Gjermanisë në vitin 1964. Në gazetën “Shqiptari i Lirë” 28 shkurt 1965 shkruhej: “Ai ishte simbol i pastër i burrërisë dhe patriotizmës shqiptare” dhe përmendet një thënie e tij: “Unë Kosovën e kam në zemër dhe do të përpiqem për çlirimin e saj, si për Vlorën time.” |
Arshi Halili (Xhindi) – 1928
Mjaft aktiv në politikën shqiptare. Në legjislaturën 1925— 1928, pas vdekjes së deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Gjate luftës u rreshtua familjarisht me forcat antifashiste. |
Myhedin Haxhiu – 1943
Lindi në Vlorë në 15 maj 1909 dhe vdiq në 1 janar 1979 në Filadelfia. Studimet e larta i kreu në Vjenë, në fakultetin e shkencave diplomatike. Kur gjermanët erdhën në Vlorë, fundi i vitit 1943, kërkuan nga paria e Vlorës që të vendosnin një kryetar Bashkie, në të kundërt komanda ushtarake gjermane do të merrte përgjegjësin për çdo gjë në Vlorë. Përball kësaj situate, paria e asaj kohe, e mbledhur disa herë, nëpërmjet një shkrese të firmosur nga 300 vetë, i propozoi Myhedin Oman Haxhiut të pranonte këtë detyrë të vështirë. Zgjodhën Myhedinin për cilësitë e tij; i ndershëm, i matur, i guximshëm por edhe për traditat e njohura patriotike të familjes. Osman Haxhiu kish drejtuar me sukses Komisionin e Mbrojtjes Kombëtare në 1920. Në fund të vitit 1943 zgjidhet Kryetar i Bashkisë |
Rolin e Bashkisë deri në vitin 1990 e ka luajtur Komiteti i Qytetit por edhe Komiteti Ekzekutiv, i cili kishte kompetenca më të mëdha.. |
Pas viteve ‘90 kryetarët e bashkisë ishin:
- Elham SHARRA 1992-1996
- Gëzim ZILJA 1996-1997
- David TUSHE & Agron SHEHU 1997-1998
- Neki DREDHA 1998-2000
- Niko VEIZAJ 2000-2003
- Shpëtim GJIKA 2003-2015
- Dritan LELI 2015 – 2019
|
|