SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE 1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)” në Kopshtin “Nr. 2”, Vlorë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)

në Kopshtin Nr. 2”, Vlorë

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Udhëzim Nr.12, Datë 10.06.2021 Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë me ndryshime, Listën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2022 ardhur me shkresën nr. 2107/50 Prot., datë 15.09.2022, ardhur nga DPAP, hyrë në Bashki me nr. 10469, datë 19.09.2022, Listën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2022 ardhur me shkresën nr. 2192/1 Prot., datë 16.09.2022, ardhur nga ZVAP, hyrë në Bashki me nr. 10512, datë 20.09.2022,, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzim Nr. 30, Datë 12.09.2018 Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat epunës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, shkresës nr. 42 prot., datë 22.09.2022Kërkesë për shpallje vendi vakantnga Kopshti “Nr. 2”, Vlorë, hyrë në Bashki me nr. 10635 prot., datë 22.09.2022.  

Shpallet procedura për vendin e lirë të punës:

Edukatore (mësues parashkollor) me kohë të plotë:

në Kopshtin “Nr. 2”, Vlorë

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

Udhëzim Nr.12, Datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë” me ndryshime.

You may also like...