SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE (1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)” ½ e normës në Kopshtin Nr. 11 dhe ½ e normës në Kopshtin “1 Maj”)

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

(1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)½ e normës Kopshtin Nr. 11 dhe ½ e normës Kopshtin “1 Maj”)

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Udhëzim nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”, me ndryshime, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë, Udhëzim Nr. 30, Datë 12.09.2018 Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat epunës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar dhe shkresat nga Kopshti “1 Maj” datë 30.10.2020 dhe Kopshti nr. 11“Kërkesë për edukatore zëvendësuese.

Shpallet procedura për vendin e lirë të punës:

Edukatore (mësues parashkollor)

½ e normës në Kopshtin Nr. 11 dhe ½ e normës në Kopshtin “1 Maj”

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

Udhëzimin nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”, Kreu IV “Procedurat e punësimit të mësuesve”, me ndryshime.

You may also like...