SHPALLJE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

(Specialist “Administrim regjistri – G.I.S” nëSektorin e Regjistrit Elektronik, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit)

Lloji i diplomës : Diplomë Universitare të nivelit “Master Shkencor” në Arkitekturë

Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 22 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe pikës 1 të Kreut II të VKM nr. 243, datë 18.3.2015, Pranimin, lëvizjen paralele,periudhen e proves dhe emerimin ne kategrine ekzekutive”,njofton se për plotësimin e vendit të lirë të punës me procedurën e lëvizjes paralele nuk shpallet asnjë kandidat.

Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune do të vazhdojë me procedurën e pranimit në shërbimin civil.

Njoftimi i aplikantëve me këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe atë të Bashkisë Vlorë në datën 20 Mars 2020

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datë 01.04.2020, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligjin nr. 107/2014 “Për  Planifikimin  dhe zhvillimin e Territorit”, me ndryshime
Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE PARAPRAKE TË KONKURRIMIT

Afati i daljes së rezultateve paraprake të konkurrimit do të jetë brenda datës:  06.04.2020.

You may also like...