SHPALLJE PËR POZICIONIN:
“PËRGJEGJËS” QENDRA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET (SHMFF)
(Pozicion me Kod Pune)
|
|
|
Qershor 2021-31 Dhjetor 2021 (3 muaj periudhë prove)
|
Data përmbyllëse e dorëzimit të aplikimit
|
|
Data e shpalljes së kandidatëve
|
|
Kriteret e pozicionit:
1. Diplomë Universiteti preferohet në Shkenca Sociale (diplomë Bachelor dhe Master);
2. Të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë pune;
3. Pjesëmarrje në trajnime dhe seminare në fushat e shërbimeve shoqërore dhe mbrojtjes sociale;
4. Të jetë njohës shumë i mirë i paketës ligjore për politikat e mbrojtjes së fëmijëve dhe paketës ligjore për shërbimet e kujdesit shoqëror;
5. Njohës i mirë i hartëzimit të shërbimeve në zonë;
6. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi në punën në grup;
7. Aftësi të mira të arrritjes së afateve dhe të dokumentimit në kohë;
8. Aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit të paketës MS Office etj;
Përgjegjësitë Specifike:
1. Përgjegjës i SHMFF garanton për çdo përfitues ofrimin e shërbimeve profesionale, gjithëpërfshirëse, në përputhje me ligjet dhe me standardet për shërbimet sociale dhe proçedurave të përcaktuara në legjislacion;
2. Përgjegjës i SHMFF siguron lidershipin e duhur, mbështet dhe nxit zhvillimin e stafit nëpërmjet trainimeve, seminareve, si edhe inkurajon ndarjen/shkëmbimin e njohurive;
3. Përgatit, në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të stafit, planin ditor e javor të veprimtarive të organizuara dhe miraton planin e punës për secilin.
4. Koordinon dhe bashkërendon punën e stafit të SHMFF për realizimin e veprimtarive ditore, detyrave dhe programeve të miratuara;
5. Propozon mënyrën për organizimin e programeve edukative, argëtuese, krijuese, kulturore-artistike dhe sportive, në funksion të shërbimeve për fëmijët, të rinjtë dhe familjarëve të tyre. Kujdeset për koordinimin e tyre dhe dukshmërinë;
6. Jep udhëzime, ndihmon dhe monitoron veprimtarinë e secilit nga anëtarët e stafit;
7. Kujdeset për çdo vlerë materiale, aset që garanton funksionimin e qendrës, kujdeset për mirëmbajtjen, higjenën (dizinfektimin) e ambientit, ruajtjen e pajisjeve dhe materialeve si dhe për sigurinë e qendrës;
8. Dokumenton dhe raporton sipas specifikave në mënyrë të rregullt.
Menaxhimi
Raporton në mënyrë të rregullt pranë drejtorit të strukturës.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a) Jetëshkrim
b) fotokopje të diplomës;
c) fotokopje të librezës;
ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
d) fotokopje të letërnjoftimit (ID);
dh) vërtetim të gjendjes shëndetësore; e) Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
Procedura e Aplikimit:
Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërgojnë dokumentat me postë apo drejtpërdrejtë në institucion, brenda datës 29.06.2021.
Në vemendjen tuaj që në subjektin e aplikimit të vendoset: Aplikim për Përgjegjës
Procedura e Vlerësimit:
Vetëm kandidatët të cilët grumbullojnë të paktën 70 pikë renditen fitues.