SHPALLJE PËR NGRITJE NË DETYRË (Përgjegjës në Sektorin e Planifikimit të Territorit, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit)

Lloji i diplomës: “Arkitekturë, Urbanistkë, Inxhinieri Ndërtimi”, niveli minimal i diplomës “Master shkencor”

Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III të VKM nr. 242, datë 18.03.2015njofton se për plotësimin e vendit të lirë të punës me procedurën e lëvizjes paralele nuk shpallet asnjë kandidat.

Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune do të vazhdojë me procedurën e ngritjes ne detyrë.

Njoftimi i aplikantëve me këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe atë të Bashkisë Vlorë në datën 03.01.2019

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 11.01.2019 ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do tëvlerësohennëlidhje me:

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  • Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin  dhe zhvillimin e Territorit”
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
  • Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e     funksioneve publike”.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
  • deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
  • deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT

Data e daljes së rezultateve paraprake të konkurrimit do te jete brenda dates 16.01.2019

You may also like...