SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL (“Specialist I kontrollit ne terren” në Drejtorinë e të Ardhurave Vendore)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

(“Specialist I kontrollit ne terren” në Drejtorinë e të Ardhurave Vendore)

Lloji i diplomës:“Shkenca ekonomike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional

Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 22 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe pikës 1 të Kreut II të VKM nr. 243, datë 18.3.2015, “Pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin ne kategrine ekzekutive”, njofton se për plotësimin e vendeve të lira të punës me procedurën e lëvizjes paralele nuk shpallet asnjë kandidat.

Në këto kushte plotësimi i këtyre vendeve të lira pune do të vazhdojë me procedurën e pranimit në shërbimin civil.

Njoftimi i aplikantëve me këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe atë të Bashkisë Vlorë në datën 29.10.2022.

Procedurat e konkurrimit do të zhvillohet në datën 03.11.2022ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Kodin e Proçedurave Administrative,
Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,
Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Ligjin nr. 9632, datë 31.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar
Ligji nr.9920, date 19.05.2008“Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”i ndryshuar

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar

b- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim

c- deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT

Data e daljes së rezultateve paraprake të konkurrimit do te jete brenda dates: 10 .11.2022

You may also like...