SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

(Specialist per mbrojtjen e femijeve në Drejtorinë e Ndihmes dhe Sherbimit social)

Lloji i diplomës:“Shkenca sociale”, niveli minimal i diplomës "Master Shkencor"

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe
të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë
Vlorë shpall procedurat e levizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
Specialist per mbrojtjen e femijeve në Drejtorinë e Ndihmes dhe Sherbimit Social,

kategoria IV-A

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për
procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është
ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në
shërbimin civil.

Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe pranimin në shërbimin civil aplikohet

në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE: 17 Shkurt 2020

Afati për dorëzimin e dokumentave për
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 22 Shkurt 2020

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
a. Specialisti i Njësisë për mbrojtjen e fëmijës është punonjës me statusin e nëpunësit civil
dhe ka epror direkt Drejtorin e Drejtorisë së Ndihmës dhe Shërbimit Social.
b. Vlerëson dhe monitoron në vazhdimësi situatën e familjeve të fëmijëve në rrezik, derisa
fëmija të konsiderohet “jo në rrezik”;
c. Bën identifikimin dhe bashkërendon, në mënyrë multidisiplinare, mbrojtjen, referimin
dhe analizën e rasteve në territorin e bashkisë/komunës;
d. Mat nivelin e rrezikut të cdo rasti fëmije të indetifikuar dhe referuar në nevojë për
mbrojtje.
e. Sensibilizon komunitetin, organizon takime informuese, edukuese dhe trajnuese për
mbrojtjen e fëmijës në territorin e bashkisë/komunës;
f. Bashkëpunon me administratorët e shërbimeve shoqërore, psikologët e shkollave,
mjekun e familjes, autoritetet përgjegjëse të rendit, punonjësit socialë të qendrave të
shërbimeve publike e jopublike, për përmirësimin e situatës së mbrojtjes së fëmijës në
territorin e bashkisë;
g. Shërben si qendër informacioni, ku fëmijët dhe familjet në territorin e bashkisë mund të
informohen apo të referohen te shërbime të tjera mbështetëse, sipas nevojave që ata
kanë;
h. Merr pjesë në proceset Gjyqësore në të cilat shqyrtohen masat e mbrojtjes së propozuar
në planet individuale të mbrojtjes së fëmijës, për të cilët ai është menaxher rasti.
i. Drejtohet në prokurori për heqjen e përgjegjësisë prindërore, duke e vënë atë në dijeni
për prindërit që tregojnë pakujdesi të rëndë në ushtrimin e përgjegjësisë prindërore.
j. I raporton periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të
dhënat statistikore që ka përpunuar për mbrojtjen e fëmijës në territorin e bashkisë;
k. I paraqet periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës
informacione për situatën e mbrojtjes se fëmijës në territorin e bashkisë.
l. Bashkëpunon me Njësinë e Dhunës në Familje për menaxhimin e rasteve të familjeve
me probleme sociale.
m. Merr pjesë aktive në hartimet e planeve sociale të bashkisë sëbashku me të gjithë aktorët
publikë e jopublikë.

1 LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të
gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në Shkenca Sociale. Edhe diploma e nivelit
"Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë
Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 17.02.2020

Bashkia Vlorë
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 19.02.2020, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në portalin
“Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që
plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta,  si dhe datën, vendin dhe orën e saktë
ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta
do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë, nëpërmjet
adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET

INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
 Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
 Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
 Ligjin nr. 10347 dt 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”
 Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
 Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me
fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
 Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
 Eksperiencën e tyre të mëparshme;
 Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet
apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,
mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të
Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të
shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për
shpalljen e fituesit.

2 PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të
procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm
për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë
ekzekutive.
Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE
SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil të cilët
plotësojnë kërkesat e nenit 21 të ligjit nr. 152/2013:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e
një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas
ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Sociale. Edhe diploma e
nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës.
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda
datës 22.02.2020 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 03.03.2020, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në faqen
zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që
plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën,
vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret
e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e
moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
ME SHKRIM DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
 Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
 Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
 Ligjin nr. 10347 dt 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”
 Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
 Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për
pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,
mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të
Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare
dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë
procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës
së e-mail).

You may also like...