SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

(Specialist i Rinisë” në Sektorin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë)

Lloji i diplomës: Shkenca juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit  25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për  pozicionin:

Specialist i Rinisë në Sektorin e Arsimit Sportit dhe Rinisë, kategoria IV-a.

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin cilvil!

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE:

 01   janar 2023

Afati për dorëzimin e dokumentave për

PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL:

06 janar 2023

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:

a. Merr pjesë në krijimin e strukturave administrative për çështjet e rinisë dhe krijimin e këshillit vendor të rinisë;
b. Përgatit të gjithë materialin e duhur për një projekt rinor. (financimin e krijimit dhe të zhvillimit të infrastrukturës rinore dhe të hapësirave rinore të sigurta; parashikimin, në buxhetet e tyre, të fondeve për realizimin progresiv të të drejtave të të rinjve për zhvillimin e projekteve, programeve dhe veprimtarive rinore).
c. Bashkëpunon me organizatat për të rinjtë e organizatat rinore shqiptare në diasporë, për të mbajtur komunikimin me të rinjtë shqiptarë që janë larguar nga vendi për arsye studimesh ose të tjera, me qëllim angazhimin në aktivitetet që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë.
d. Mban lidhje me organizatat lokale dhe kombëtare që trajtojnë problemet e të rinjve për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta rinore, si dhe me grupet e ndryshme shoqerore.
e. Aplikon për t’u mbështetur nga programet kombëtare dhe ndërkombëtare për rininë, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në fuqi.
f. Raporton, në mënyrë periodike, pranë eprorit direkt, për cështjete rinisë.

1

LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;

b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 


a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master ProfesionalShkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT


Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Fotokopje të diplomës “Bachelor”. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;


Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 01.01.2023.

Bashkia Vlorë

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 05.01.2023, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta,  si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligjin Nr. 75/2019 Për Rininë
Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,
Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

Eksperiencën e tyre të mëparshme;

Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:

a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;

b) 60 pikë intervista me gojë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

2

PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE SHËRBIMIN CIVIL  DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil të  cilët

plotësojnë kërkesat e nenit 21 të ligjit nr. 152/2013, i ndryshuar:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 
a – Të jetë shtetas shqiptar; 
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 


a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master ProfesionalShkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:  

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b-Fotokopje të diplomës.

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.  

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 06.01.2023 nëadresën

Bashkia Vlorë

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

Shqipëri

2.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 16.01.2023, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.  

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligjin Nr. 75/2019 “Për Rininë
Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,
Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

gjithë kandidatët aplikojnë për procedurën e konkurimit, do marrin informacion faqen e BashkisëVlorë për fazat e mëtejshme procedurës konkurimit:

për datën e daljes rezultateve verifikimit paraprak,

datën, vendin dhe orën ku do zhvillohet konkurimi;

mënyrën e vlerësimit kandidatëve.

Për marrë këtë informacion, kandidatët duhet vizitojnë mënyrë vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluarnga data 06.01.2023.

You may also like...