SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

(Inspektor i Kontrollit Veterinar në Drejtorinë e Shendetit Publik dhe Mbrojtjes Konsumatore)

Lloji i diplomës “Veterinari”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e levizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:

Inspektor i Kontrollit Veterinar në Drejtorinë e Shendetit Publik dhe Mbrojtjes Konsumatore, kategoria IV-A

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe pranimin në shërbimin civil aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: 24 Shkurt 2017
Afati për dorëzimin e dokumentave për
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 01 Mars 2017

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:

• Kontrollon produktet me origjinë shtazore, duke bërë çertifikimin e tyre, gjë e cila garanton sigurinë ushqimore për konsumatorët.
• Kontrollon kafshet para therjes, mishin gjate dhe pas therjes dhe, pasi ben ekspertizen veterinare te mishit, e pajis me certifikate dhe ben vulosjen e tij.
• Ushtron kontroll te vazhdueshem organo-leptik te produkteve ushqimore-shtazore
• Kontrollon zbatimin e kushteve sanitore-veterinare ne objektet ku prodhohen, perpunohen, konservohen, transportohen dhe tregtohen ushqimet me origjine shtazore.
• Mbulon sherbimin veterinar te rajonit, duke informuar eprorin per problematiken e ketij sherbimi
• Zbaton masat mbrojtese te profilaksise dhe te karentines ne mbrojtje te shendetit te kafsheve bujqesore, shtepiake dhe te shpendeve ne territorin e rajonit.

1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në Veterinari.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 24.02.2017
Bashkia Vlorë
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 27.02.2017, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
• Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
• Ligjin nr.10 465, datë 29.9.2011 ‘Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”
• Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
• Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

• Eksperiencën e tyre të mëparshme;

• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

2 PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil të cilët
plotësojnë kërkesat e nenit 21 të ligjit nr. 152/2013:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në Veterinari.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës.
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 01.03.2017 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 13.03.2017, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
• Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
• Ligjin nr.10 465, datë 29.9.2011 ‘Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”
• Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
• Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

You may also like...