SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NE DETYRE (Përgjegjës në Sektorin e Pronave Publike, Drejtoria e Pronave Publike & Menaxhimit të Aseteve)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

DHE NGRITJE NE DETYRE

(Përgjegjës në Sektorin e Pronave Publike, Drejtoria e Pronave Publike & Menaxhimit të Aseteve)

Lloji i diplomës: “Shkenca Juridike” dhe “Agronomi” niveli minimal i diplomës “Master shkencor”

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III të VKM nr.242, datë 18.03.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë në pozicionin:

Përgjegjës në Sektorin e Pronave Publike, Drejtoria e Pronave Publike & Menaxhimit të Aseteve: Klasa III A/1

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: 17 Shkurt 2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për
NGRITJE NË DETYRË : 22 Shkurt 2018

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
a. Organizon dhe drejton punen ne sektor në përputhje me dispozitat ligjore e nënligjore.
b. Është përgjegjës për krijimin e regjistrit të të gjithë aseteve të Bashkisë dhe perditesimin e tij me ndryshimet perkatese. Kontrollon punen e kryer per inventarizimin e te gjithe pronave shteterore ne territorin e Bashkise Vlore.
c. Bashkëpunon me Agjensinë e Inventarizimit të Pronave si dhe Ministrinë e Linjes për mbarëvajtjen e procesit të inventarizimit të aseteve të Bashkisë.
d. Perpilon raporte mujore, 6 mujore dhe vjetore mbi ecurinë e sektorit dhe i paraqet pranë Drejtorit. Ndjek detyrat e dhëna nga Drejtori dhe e informon per problemet e ndryshme qe dalin.
e. Pergatit projekt- vendimet qe kane te bejne me administrimin e prones ne varesi te Bashkise Vlore dhe eshtë përgjegjës për zbatimin korrekt dhe brenda afateve të të gjithë vendimeve të Këshillit Bashkiak.
f. Organizon punen ne kuader te procesit te legalizimeve ne perputhje me legjislacionin ne fuqi. Menaxhon dhe monitoron te gjitha dheniet me qera te pasurive te ndermarrjeve dhe institucioneve ne varesi te Bashkise.

1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III A/1)
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Juridik. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (perfshire edhe diplomen bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 16.02.2018
Bashkia Vlorë
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 19.02.2018 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
• Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
• Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
• Ligji nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik (ndryshuar me ligjin nr. 20/2016, datë 10.3.2016)
• Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
• Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

• Eksperiencën e tyre të mëparshme;

• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

2 NGRITJE NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nepunesit civil te nje kategorie paraardhëse (vetem nje kategori me e ulet), te punësuar ne te njëjtin apo në institucione të tjera te shërbimit civil që plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë të cilët plotësojnë kërkesat e veçanta per vendin e lire.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (nepunesi civil) në procedurën e ngritjes ne detyre janë:

a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar ne kategorine IVA.
b- Te mos kete mase disiplinore ne fuqi (te vërtetuar me nje dokument nga institucioni)
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
d- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Juridik. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Juridik. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës perfshire edhe diplomen bachelor
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
h-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
i- Vertetim qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 22.02.2018 në adresën:
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 03.03.2018 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes ne detyre, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
• Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
• Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
• Ligji nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik (ndryshuar me ligjin nr. 20/2016, datë 10.3.2016)

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Vlorë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:

– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

– mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluar nga data 03.03.2018

You may also like...