SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NE DETYRE (Përgjegjës në Sektorin e Planifikimit të Territorit, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit)
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIAE BURIMEVE NJERËZORE
Lloji i diplomës: “Arkitekturë, Urbanistkë, Inxhinieri Ndërtimi”, niveli minimal i diplomës “Master shkencor”
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III të VKM nr.242, datë 18.03.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë në pozicionin:
Përgjegjës në Sektorin e Planifikimit të Territorit, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit: Klasa III A/1
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE: 17 Dhjetor 2018 | |
Afati për dorëzimin e dokumentave për NGRITJE NË DETYRË : 22 Dhjetor 2018 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
- Harton dokumentin e analizes dhe vleresimit te gjendjes ekzistuese territoriale e mjedisore ne territorin e njesise se qeverisjes vendore
- Harton planin e propozuar per perdorimin e tokes
- Harton planin e propozuar te sherbimeve dhe infrastrukturave publike
- Merr pjese ne hartimin e Rregullores Vendore te Planifikimit.
- Merr pjese ne hartimin e Rregulloreve Vendore te Kontrollit te Zhvillimit.
- Merr pjese ne procesin e shqyrtimit te kerkeses se lejeve te punimeve nga KKT ne fazen e vleresimit te permbushjes se formes duke hartuar raportin.
- Merr pjese ne procesin e nendarjes se parcelave apo bashkimit te tyre si pjese perberese e Planit te Detajuar Vendor dhe qe eshte subjekt miratimi nga Keshilli Bashkiak.
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III A/1)
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet
të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master
shkencor” në Arkitekturë, Urbanistkë, Inxhinieri Ndërtimi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor”
duhet të jetë në të njëjtën fushë.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë
dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me
dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (perfshire edhe
diplomen bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të
përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha
faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë
disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton
trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të
përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 17.12.2018
Bashkia Vlorë
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 19.12.2018 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
- Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
- Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit”
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.
2 | NGRITJE NË DETYRË |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nepunesit civil te nje kategorie paraardhëse (vetem nje kategori me e ulet), te punësuar ne te njëjtin apo në institucione të tjera te shërbimit civil që plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë të cilët plotësojnë kërkesat e veçanta per vendin e lire.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (nepunesi civil) në procedurën e ngritjes ne detyre janë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar ne kategorine IVA.
- Te mos kete mase disiplinore ne fuqi (te vërtetuar me nje dokument nga institucioni)
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Arkitekturë, Urbanistkë, Inxhinieri Ndërtimi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit
“Master shkencor” në Arkitekturë, Urbanistkë, Inxhinieri Ndërtimi.
Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
b-Fotokopje të diplomës perfshire edhe diplomen bachelor
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
h-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
i- Vertetim qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 22.12.2018 në adresën:
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 03.01.2019 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes ne detyre, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
- Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
- Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit”
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
- deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
- deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Vlorë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit: për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; mënyrën e vlerësimit të kandidatëve. Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluar nga data 19.12.2018 |