SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NE DETYRE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

DHE NGRITJE NE DETYRE

(Përgjegjës në Sektorin e Buxhetit, Drejtoria e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit)

Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike niveli minimal i diplomës “Master shkencor

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe IIIVKM nr.242, datë 18.03.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë pozicionin:

Përgjegjës në Sektorin e Buxhetit, Drejtoria e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit: Klasa III A/1

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për

               LËVIZJE PARALELE:         15Qershor 2023

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për

               NGRITJE NË DETYRË:      20 Qershor2023

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:

a. Drejton dhe organizon punën në sektorin e buxhetit në përputhje me aktet ligjore e nënligjore duke hartuar planin mujor të punës me detyrat që janë në sektorin e buxhetit dhe ndjek realizimin e tyre.
b. Organizon punën për hartimin e buxhetit të përgjithshëm të Bashkisë si dhe projekt-buxhetin për vitin pasardhës.
c. Shqyrton kërkesat për fonde të drejtorive dhe sektorëve e ndërmarrjeve të varësisë dhe ia paraqet ato drejtorit të Drejtorise se Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit.
d. Mban korrespondencën e sektorit për problemet e buxhetit. Mbikëqyr zbatimin e buxhetit, si dhe të fondeve që miratohen në Këshill Bashkiak, kontrollon zbatimin e rregullave për administrimin e fondeve.
e. Mban ne korrent punonjësit e strukturave të Bashkisë për rëndësinë e hartimit të buxhetit dhe pasqyrimin sa më real të nevojave për fonde, mbështeur në prioritetet ekonomike të Bashkisë.
f. Në periudha të caktuara kohore përgatit dhe bën analiza për realizimin e treguesve të buxhetit, merr dhe propozon masa për plotësimin e tij. Informon drejtorin periodikisht si dhe në raste të kerkuara prej tij për përmbushjen e detyrave gjatë vitit ushtrimor.

1

LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III A/1)

b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor Shkenca ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. 

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT


Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (perfshire edhe diplomen bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 15.06.2023

Bashkia Vlorë

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 19.06.2023 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në BashkinëVlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta,  si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligjin nr.9228, datë 29.4.2004  “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”
Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë
Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

Eksperiencën e tyre të mëparshme;

Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:

a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;

b) 60 pikë intervista me gojë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

2

NGRITJE NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nepunesit civil te nje kategorie paraardhëse (vetem nje kategori me e ulet), te punësuar ne te njëjtin apo në institucione të tjera te shërbimit civil që plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë të  cilët plotësojnë kërkesat e veçanta per vendin e lire.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (nepunesi civil) në procedurën e ngritjes ne detyre janë: 

a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar ne kategorine IVA.
b- Te mos kete mase disiplinore ne fuqi (te vërtetuar me nje dokument nga institucioni)
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
d- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor Shkenca ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë; 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencorShkenca ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. 

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:  

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b-Fotokopje të diplomës perfshire edhe diplomen bachelor

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

fVërtetim të gjendjes shëndetësore;

g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

h-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.

i- Vertetim qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 20.06.2023 në adresën:

Bashkia Vlorë

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

Shqipëri

2.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 30.06.2023 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes ne detyre, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.  

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligjin nr.9228, datë 29.4.2004  “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”
Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Vlorë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:

për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluarnga data 15.06.2023

You may also like...