SHPALLJE E VENDIT VAKANT PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË KOPSHTIT NR. 9
__________________________________________________________
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
SHPALLJE E VENDIT VAKANT PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË
KOPSHTIT NR. 9
Bazuar në Ligjin Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” me ndryshime, Udhëzim Nr. 2, datë 28.01.2020 “Për procedurat e emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar” me ndryshime, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, shpall vendin vakant për pozicionin e Drejtorit të Kopshtit Nr. 9, Bashkia Vlorë.
1. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati, dokumentacioni i aplikimit, afati dhe mënyra e dorëzimit të tij
a) Të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”, me vlerësim jo më pak se “Mirë” ,në kualifikimin e fundit
b) Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij;
c) Të jetë çertifikuar nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar ose të jetë pranuar për të kryer atë.
2. Dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP përmban:
a) jetëshkrimin dhe kopjet e njësuara me origjinalin të dokumenteve që dëshmojnë pohimet në të (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, Udhëzimi Nr. 2, datë 28.01.2020 me ndryshime) ;
b) kopjen e njësuar me origjinalin të librezës së punës;
c) kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
d) tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 4, Udhëzimi Nr. 2, datë 28.01.2020 me ndryshime);
e) certifikatën e drejtuesit të IPAP ose vërtetimin nga Shkolla e Drejtorëve që është pranuar për të kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor;
f) vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2, Udhëzimi Nr. 2, datë 28.01.2020 me ndryshime);
g) vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
h) deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të IPAP (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/bashkëshortes), sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 3, Udhëzimi Nr. 2, datë 28.01.2020 me ndryshime.
3. Dokumentacioni i aplikimit, i përcaktuar në pikën 2, të shkronjës B, Udhëzimi Nr. 2, datë 28.01.2020 me ndryshime, dorëzohet nëpërmjet shërbimit postar në Bashkinë Vlorë.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit 29 Gusht 2022
Shpallja e rezultateve të verifikimit paraprak të dokumentacionit 1 Shtator 2022
Shpallja e aplikantëve me dokumentacionin e plotë dhe të saktë 6 Shtator 2022