Shpallja për sondazhin e Bashkisë Vlorë

Ju lutem, ndaluni dhe merrni 3 minuta nga koha juaj sepse mendimi juaj do të na ndihmojë të bëjmë një buxhet, i cili do të na shërbejë te gjithëve!

Këshilli i Bashkisë VLORË ka publikuar një sondazh online përmes të cilit synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias dhe akademisë lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.
Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2022 – 2024, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga ata.

Këshilli i Bashkisë VLORË ju fton të gjithëve të merrni pjesë në plotësimin e sondazhit!

Sondazhi mund të aksesohet në linkun: https://forms.gle/1WPS4cthJ7CpoSfr8

You may also like...