SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET PËR “MESUES NDIHMES” NË ARSIMIN PARASHKOLLOR (Gjysëm norme)

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Udhëzim nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”, me ndryshime, Listen me rezultatet e kandidateve te profilit Arsimi Parashkollor, te portalit “Mesues per Shqiperine” 2020 ardhur me shkresën nr. 2175 Prot., datë 08.09.2020, ardhur nga DPAP, hyrë në Bashki me nr. 7757, datë 14.09.2020, Udhezimin nr. 26, date 25.11.2019 “Per mesuesin ndihmes per nxenesit me aftesi te kufizuara ne institucionet publike te arsimit parauniversitar”,Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë si dhe Vlerësimin e nxënësve me aftësi të kufizuar ardhur nga ZVAP Vlorë-Himarë me shkresë nr. 105, datë 27.01.2021, hyrë në Bashki me nr. 1032 Prot., datë 28.01.2021.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

Udhëzimin nr. 26, datë 25.11.2019 “Për mësuesin ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet publike tëarsimit parauniversitar”, Kreu 1, pika 1 dhe pika 5:
1. Mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara (AK) në institucionet arsimore publike duhet të plotësojnë këto kritere:
a) të jetë i pajisur me licencë mësuesi në profilin “Arsim Special”.
b) ku nuk ka mësues të profilit “Arsim Special” duhet të jetë i pajisur me diplomë të ciklit të dytë në fushën e “Edukimit”, konform kërkesave të Nenit 57, pika 2 e Ligjit 69/2012, i ndryshuar si dhe të ketë kryer trajnime për arsimimin e nxënësve me aftësi të kufizuar dhe të jetë i pajisur me çertifikatë/ dëshmi /diplomë që vërteton këtë kompetencë profesionale të shtuar.

5. Në një klasë ku ka më shumë se 1(një) nxënës me AK nuk mund të punonjë më shumë se një mësues ndihmës.

Shpallen procedurat për vendin e lirë të punës: “Mesues Ndihmes” (gjysëm norme) në:

Kopshtin pranë shkollës 9-vjeçare Faslli Danaj”, Llakatund(15 orë)

You may also like...