SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET PËR “MESUES NDIHMES” NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET

PËR

MESUES NDIHMES” ARSIMIN PARASHKOLLOR

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Udhëzim nr.12, datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, me ndryshime, istën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2023 ardhur me shkresën nr. 2443/1 Prot., datë 08.09.2023, nga ZVAP, hyrë në Bashki me nr. 10785, datë 14.09.2023 Udhezimin nr. 26, date 25.11.2019 “Per mesuesin ndihmes per nxenesit me aftesi te kufizuara ne institucionet publike te arsimit parauniversitar”, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”,  Vlerësimin e nxënësve me aftësi të kufizuar ardhur nga ZVAP Vlorë-Himarë me shkresë nr. 2053, datë 15.09.2023, hyrë në Bashki me nr. 11132 Prot., datë 21.09.2023.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

•    Udhëzimin nr. 26, datë 25.11.2019 “Për mësuesin ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet publike të arsimit parauniversitar”, Kreu 1, pika 1 dhe pika 5:
1.    Mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara (AK) në institucionet arsimore publike duhet të plotësojnë këto kritere:
a)    të jetë i pajisur me licencë mësuesi në profilin “Arsim Special”.
b)    ku nuk ka mësues të profilit “Arsim Special” duhet të jetë i pajisur me diplomë të ciklit të dytë në fushën e “Edukimit”, konform kërkesave të Nenit 57, pika 2 e Ligjit 69/2012, i ndryshuar si dhe të ketë kryer trajnime për arsimimin e nxënësve me aftësi të kufizuar dhe të jetë i pajisur me çertifikatë/ dëshmi /diplomë që vërteton këtë kompetencë profesionale të shtuar.
5. Në një klasë ku ka më shumë se 1(një) nxënës me AK nuk mund të punonjë më shumë se një mësues ndihmës.

Shpallen procedurat për vendin e lirë të punës: “Mesues Ndihmes”  në:

Ø    Kopshtin Nr. 10              (30 orë)
Ø    Kopshtin Nr.  3              (30 orë)
Ø    Kopshtin Nr.  2              (30 orë)
Ø    Kopshtin Nr.  7              (30 orë)
Ø    Kopshtin Nr.  5              (30 orë)
Ø    Kopshtin Lef Sallata         (30 orë)
Ø    Kopshtin Selam Musai         (30 orë)
Ø    Kopshtin 1 Maj               (30 orë)
Ø    Kopshtin Nr.  11             (30 orë)
Ø    Kopshtin Grabian            (30 orë)

You may also like...