SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET PËR “MESUES NDIHMES” NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET

PËR

MESUES NDIHMES” ARSIMIN PARASHKOLLOR

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Udhëzim nr.12, datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, me ndryshime, Listën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2022 ardhur me shkresën nr. 2107/50 Prot., datë 15.09.2022, ardhur nga DPAP, hyrë në Bashki me nr. 10469, datë 19.09.2022, Listën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2022 ardhur me shkresën nr. 2192/1 Prot., datë 16.09.2022, ardhur nga ZVAP, hyrë në Bashki me nr. 10512, datë 20.09.2022, Udhezimin nr. 26, date 25.11.2019 “Per mesuesin ndihmes per nxenesit me aftesi te kufizuara ne institucionet publike te arsimit parauniversitar”, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë, Shkresës me nr. 43 Prot. datë 26.09.2022 “Kërkesë për mësuese ndihmëse” nga Kopshti Nr. 2, hyrë në Bashki me nr. 10744 Prot. datë 26.09.2022,Vlerësimin e nxënësve me aftësi të kufizuar ardhur nga ZVAP Vlorë-Himarë me shkresë nr. 2192, datë 16.09.2022, hyrë në Bashki me nr. 10513 Prot., datë 20.09.2022 dhe Vlerësimin e nxënësve me aftësi të kufizuar ardhur nga ZVAP Vlorë-Himarë me shkresë nr. 2354, datë 27.09.2022, hyrë në Bashki me nr. 10830 Prot., datë 28.09.2022.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

Udhëzimin nr. 26, datë 25.11.2019 “Për mësuesin ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet publike tëarsimit parauniversitar”, Kreu 1, pika 1 dhe pika 5:
1. Mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara (AK) në institucionet arsimore publike duhet të plotësojnë këto kritere:
a) të jetë i pajisur me licencë mësuesi në profilin “Arsim Special”.
b) ku nuk ka mësues të profilit “Arsim Special” duhet të jetë i pajisur me diplomë të ciklit të dytë në fushën e “Edukimit”, konform kërkesave të Nenit 57, pika 2 e Ligjit 69/2012, i ndryshuar si dhe të ketë kryer trajnime për arsimimin e nxënësve me aftësi të kufizuar dhe të jetë i pajisur me çertifikatë/ dëshmi /diplomë që vërteton këtë kompetencë profesionale të shtuar.

5. Në një klasë ku ka më shumë se 1(një) nxënës me AK nuk mund të punonjë më shumë se një mësues ndihmës.

Shpallen procedurat për vendin e lirë të punës: “Mesues Ndihmes” në:

Kopshtin Nr. 7 ​​(30 orë)
Kopshtin Nr. 2 (30 orë)
Kopshtin Nr. 2 (30 orë)
Kopshtin Nr. 2 (30 orë)
Kopshtin Nr. 10 (30 orë)
Kopshtin Nr. 10 (30 orë)
Kopshtin Faslli Danaj, Llakatund(30 orë)
Kopshtin Faslli Danaj, Grabian(30 orë)
Kopshtin Kafil Malaj, Bishan (30 orë)
Kopshtin Nr. 5                                    (30 orë)
Kopshtin Nr. 11                                  (30 orë)
Kopshtin Nr. 11                                  (30 orë)
Kopshtin Faslli Danaj, Llakatund(30 orë)
Kopshtin Selam Musai             (30 orë)
Kopshtin Selam Musai             (30 orë)
Kopshtin Musa Cakerri             (30 orë)
Kopshtin Lef Sallata                        (30 orë)
Kopshtin Nr. 9                                    (30 orë)

You may also like...