Roli dhe funksionet e Koordinatorit lokal per ceshtjen e BE
Profili i punës
Emërtim i pozicionit :
Koordinator për çështjet e BE-së në Bashkinë Vlorë
Qëllimi i pozicionit të punës
Të forcojë kapacitetet qeverisëse të bashkisë në lidhje me BE-në dhe të informojë qytetarët dhe punonjësit e bashkisë me informacione mbi BE-në, politikat dhe programet e saj.
Funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë
1. Përgjegjësitë Menaxheriale :
- Të menaxhojë zyrën e çështjeve tëBE-së (EU desk) nëpërmjet menaxhimit pro-aktiv i aktiviteteve të saj;
- Të asistojë punonjësit e administratës vendorembi çështjet që kanë të bëjnë me BE-në dhe programet e politikat e saj;
- Të asistojë në veçanti kërkimet mbi fondet dhe programet e BE-së si dhe përgatitjen e projekteve dhe procesin e aplikimit;
- Të asistojë qytetarët me informacione mbi BE-në dhe programet e politikat e saj;
- Të përpilojë, analizojë dhe vlerësojë të dhëna relevante dhe informacione me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin, mbështetjen, zbatimin dhe/ose monitorimin e planeve dhe strategjive të lidhura me çështjet e BE-së;
- Të mbledhë informacione nga qytetarët dhe administrate vendore mbi dobishmërinë e shërbimeve të zyrës së çështjeve të BE-së;
2. Raportimi:
- Brenda kornizave të legjislacionit dhe rregulloreve të bashkisë, nën mbikëqyrjen e eprorit direkt ose kryetarit të bashkisë, tëraportojë çdo muaj mbi aktivitetet e kryera, tek Ministria e Brendshme, Ministria e Evropes dhe Punëve të Jashtme dhe tek drejtuesja e projektit “Bashkitë për në Europë”
3. Trajnimet :
- Të marrë pjesë në trajnimet dhe sesionet informative të lidhura me BE-në;
- Të transferojë njohuritë e përfituara (përsa janë të dobishme) tek kolegët e bashkisë;
4. Rrjetëzimi dhe komunikimi on-line :
- Nëpërmjet platformës elektronike– intranet –të krijuar nga Qeveria e Shqipërisë(GoA)dhe të dedikuar për bashkitë, të vendosë dhe të mbajë kontakte të afërta me institucionet partnere në nivel qendror dhe bashkitë e tjera si dhe me institucione partnere të BE-së;
- Nëpërmjet kësaj platforme tëmësojë praktikat më të mira si dhe eksperiencat dhe ti ndajë ato me të tjerët;
- Të ndajë informacionin dhe aktivitetet mbi çështjet e BE-së në bashki
- Të kontribuojërregullisht me informacione për faqen e internetit dhe mediat sociale
5. Informacioni/vizibiliteti
- Të shpërndajë materiale informuese mbi BE-në (Fondet, programet dhe projektet e BE-së, etj.) për zyrtarët si dhe nëaktivitete, konferenca po seminare të organizuara nga BE-ja;
- Të përhapë “praktikat më të mira” dhe të lehtësojë shkëmbimin e eksperiencave;
- Të mbledhë informacione mbi BE-në kur ato kërkohen nga qytetarët;
- Të sigurojë që informacionet mbi BE-në të publikohen në faqen ëeb të bashkisë;
- Tësigurojë vizibilitetin e kërkuar në zyrën e BE-së në bashki;
- Të mbledhë informacione nga qytetarët mbi dobinë e informacioneve që shpërndan zyra e BE-së në bashki;ki
- Të koordinojë procesin e mbledhjes së të dhënave në kuadër të procesit të Vlerësimit të Përformancës së Bashkivë
6. Eventet dhe aktivitetet
- Të asistojë në organizimin e eventeve publike në bashki që lidhen me BE-në;
- Të vetë-organizojë aktivitete të vogla për qytetarët në bashki (shkolla, komunitete lokale) si dhe të bashkëpunojë me OJF-të për përgatitjen prej tyre të aktiviteteve të ngjashme;
- Të shpërndajë materiale promovuese mbi fondet, programet dhe projektet e BE-së;
- Të informojë mbi aktivitetet e zyrës së BE-së në aktivitete të ndryshme;
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët
Kriteret për kualifikim janë të përcaktuara në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të firmosur në datën 5 dhjetor 2016 nga ish- Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Ministri i Integrimit Evropian Shoqatat për Autonomi Vendore dhe Shoqata e Bashkive .