RELACION Mbi Projekt-Vendimin “PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË BASHKISË VLORË DREJTUAR KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR SHPRONËSIMIN E PASURISË       NË PRONËSI TË SUBJEKTIT SULO SHEHI NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT SI DHE TË AKTMARRËVESHJES SË DAKORTËSISË NDËRMJET BASHKISË VLORË DHE SUBJEKTIT PËR MËNYRËN E SHLYERJES SË VLERËS SË SHPRONËSIMIT PËR PASURINË

____________________________________________________________________________________

                                                               R E P U B L I K A  E  SH Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

DREJTORIA JURIDIKE

Nr._____prot.                                                                                               Vlorë, më___.___ 2020

RELACION

Mbi Projekt-Vendimin “PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË BASHKISË VLORË DREJTUAR KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR SHPRONËSIMIN E PASURISË       NË PRONËSI TË SUBJEKTIT SULO SHEHI NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT SI DHE TË AKTMARRËVESHJES SË DAKORTËSISË NDËRMJET BASHKISË VLORË DHE SUBJEKTIT PËR MËNYRËN E SHLYERJES SË VLERËS SË SHPRONËSIMIT PËR PASURINË

PARA KËSHILLIT TË BASHKISË

Të nderuar Këshilltarë!

Me vendim të KKT       është miratuar projekti “Rigjenerimi urban i shëtitores Bregdetare qëndrore Vlorë Sheshi i Flamurit dhe portit”,” Sheshi i Flamurit”.

Nga Studjo Projektuese në datë 10.12.2020       i është propozuar Bashkisë Vlorë që në funksion të një projekti bashkëkohorë e funksional është e domosdoshme që në projektin e miratuar të përfshihet edhe sipërfaqja e truallit ku është ndërtuar objekti 15 katesh dhe sipërfaqja funksionale e tij të cilat janë pasuri pronë private në pronësi të pronarit Sulo Shehi.

Theksojmë se me synim për ta bërë pjesë të projektit nëse do të mundësohej procedura e shpronësimit të pasurisë pronë private nga Bashkia Vlorë  është iniciuar llogaritja paraprakisht e vlerës së objektit si dhe të truallit pasuri pronë private. Me qëllim që vlerësimi të jetë korekt është kërkuar Institutit të Ndërtimit në Ministrinë e Infrastrukturës  dhe Energjisë  si institucion i specializuar të bëjë vlerësimin përkatës. Ky institucion me shkresën nr.1437/2 datë 30.06.2020 drejtuar Bashkisë Vlorë,  ka dërguar vlerën e pronës në shumë 8933444301.5 lekë .

Bashkia Vlorë ka komunikuar me institucionet Shtetërore për mundësinë e shpronësimit të pasurisë pronë private të sipërcituar.

Duke qënë se vlera e shpronësimit është relativisht e madhe Bashkisë Vlorë i është sygjeruar që të vlerësohet mundësia e shlyerjes së vlerës  në disa vite Buxhetore nga Fondet e Buxhetit të Sheshit.

Në kushte të tilla dhe duke vlerësuar rëndësinë e realizimit të një projekti bashkohorë sikurse është propozuar nga projektuesi është diskutuar me pronarin e pasurisë për të nënshkruar një marrëveshje dakortësie nëpërmjet së cilës të mundësohet realizimi i projektit publik. Njëkohësisht nëpërmjet kësaj marrëveshje dakortësie pronari i pasurisë që shpronësohet  ka rënë  dakort me vlerën e shpronësimit si dhe procedurën e shlyerjes së saj nga fondet e buxhetit të shtetit në disa vite buxhetore.

Këtë Marrëveshje dakortësie  në kushtet kur nuk mund të shlyhet menjëherë shuma përkatëse e shpronësimit e vlerësojmë të favorshme në funksion të realizimit të projektit të sipërcituar ndërkohë që vlera e vlera e shpronësimit të pasurisë pronë private nuk do të paguhet nga buxheti i Bashkisë Vlorë,kjo Pasi kjo vlerë shpronësimi do të paguhet nga buxheti i shtetit

Theksojmë gjithashtu se do të jetë Këshilli i Ministrave i cili do të vendos për procedurat e mëtejshme ligjore si për vlerësimin përfundimtarë  ashtu  edhe për mënyrën e shlyerjes së vlerës përkatëse.

Për rrjedhojë procedurat përfundimtare të subjektit privat nuk do të jenë me Bashkinë Vlorë nga momenti i miratimit të vendimit nga KM.

Me qëllim që të shpejtohen procedurat vendimarrëse nga Këshilli i Ministrave kërkojmë nga Këshilli i Bashkisë të miratoje këtë projekt vendim i cili do të hap rrugën për realizimin e një projekti të rëndësishëm  për infrastrukturën publike për qytetin e Vlorës.

Konceptoi: D.Zeraj

 

 

               KRYETARI

                          Dritan Leli          

 

 

You may also like...