SHPALLJE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
20 Tetor, 2023Njoftim për listën përfundimtare – “Specialist i kontrollit ne terren” dhe “Specialist i kontabilitetit” në Drejtorinë e të Ardhurave Vendore, Bashkia Vlorë.
20 Tetor, 2023REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
(Menaxher i Projektit “Support towards employment and education members for the Roma and Egyptian minority in municipality of Vlora”)
Lloji i diplomës: “Shkenca Ekonomike“, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë i ndryshuar, dhe projektin “Support towards employment and education members for the Roma and Egyptian minority in municipality of Vlora”, Bashkia Vlorë shpall procedurat për vendit e lirë të punës:
Menaxher i Projektit “Support towards employment and education members for the Roma and Egyptian minority in municipality of Vlora”
Afati për dorëzimin e dokumentave: |
03 Nëntor 2023 |
1.1 |
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në zbatim projektesh me fokus komunitetin Rom dhe Egjiptian
c – Të ketë eksperiencë në implementim, monitorim dhe raportim të projekteve të financuara nga BE
d – Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup
e – Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 03.11.2023 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri