Politikat e privatësisë

Kjo politikë ju informon se si Bashkia Vlorë mbledh dhe përdor të dhënat personale të individëve, vizitorëve, kandidatëve që marrin pjesë në procesin e rekrutimit të nëpunësve/punonjësve të ardhshëm të Bashkisë Vlorë, individëve që ankohen në lidhje me problematikat apo mbarëvajtjen e shërbimeve që ofrojmë etj, dhe ku përpunimi i të cilave kryhet pas dhënies së pëlqimit nga subjekti i të dhënave personale dhe/ose në rastet e tjera të parashikuara nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.
Bashkia Vlorë është organ publik që organizohet dhe funksionon në mbështetje dhe zbatim të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore”, të ndryshuar, rregullores së brendshme për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Vlorës, si dhe çdo akti ligjor dhe nënligjor në fuqi që rregullon ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Bashkia Vlorë disponon faqen www.vlora.gov.al dhe bashkiavlore.org, nëpërmjet së cilës mbledh dhe transmeton informacione për qytetarët, bizneset, grupet e interesuara, vizitorët etj, lidhur me përmbushjen e funksioneve dhe përgjegjësive të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi, punët e përditshme të realizuara nga Bashkia Vlorë, informacione në lidhje me shërbimet që ofron në fushat e strehimit, planifikimit dhe zhvillimit të territorit, transportit publik, bashkëpronësisë, kulturës, zyrës së gjendjes civile, arkivës, shërbimit publik të varrimit, shërbimit social, procedurat e rekrutimit të nëpunësve/punonjësve, akteve të miratuara nga Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak, kërkesa/ankesa të ndryshme për marrje informacioni apo zgjidhje të problematikave të ndryshme, si dhe shumë shërbimeve dhe aktiviteteve të tjera, nëpërmjet të cilave rrit transparencën dhe realizon komunikim dhe ndërveprim në kohë reale me çdo subjekt të interesuar e duke mundësuar në këtë mënyrë një qeverisje të efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve. Gjithashtu, nëpërmjet këtyre faqeve web, çdo individ mund të aksesojë informacionin/shërbimin në mënyrë të plotë, të saktë, në formën më të përshtatshme dhe brenda një kohe sa më të arsyeshme, duke siguruar në këtë mënyrë shërbime më të mira publike.

Objekti i Politikave të privatësisë
Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen web, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.

Përdorimi i të dhënave personale
Të dhënat personale mund të përdoren për të komunikuar me vizitorët, ankuesit apo çdo subjekt të interesuar, për qëllime historike, shkencore ose statistikore, për ndjekjen dhe përfundimin e procedurave të punësimit, të rregulluara nga legjislacioni përkatës etj, duke siguruar se ato nuk përpunohen për të marrë masa apo vendime për një individ, si dhe duke garantuar konfidencialitetin e informacionit të siguruar. Bashkia Vlorë kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, duke respektuar dhe garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private. 

Siguria
Bashkia e Vlorës siguron çdo përdorues që të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i sigurohen me sistemin më të lartë të sigurisë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e perdoruesve, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Mbrojtja e të dhënave personale

Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:
a. përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
b. grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
c. mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
d. mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar
e. saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur.


Bashkia merr përsipër të mbrojë dhe të moskeqpërdorë për asnjë rast këto të dhëna.

E drejta për t’u ankuar
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë, në përputhje me parashikimet e kuadrit ligjor në fuqi.
Komisionieri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale
Adresa: Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.
www.idp.al
Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

Pyetje/Ankesa/Informacion
Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes web të Bashkisë Vlorë.

Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen web: www.vlora.gov.allutemi të na kontaktoni në:
e-mail: info@vlora.gov.al
Ofruesi: Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë” Vlorë, 9400
Vlorë, Shqipëri