SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL (“Specialist Sporti” në Sektorin e Arsimit, Rinisë dhe Sportit)
11 Tetor, 2023SHPALLJE “PËR PËRFUNDIM TË PROCEDURËS, “DREJTOR” NË KOPSHTIN NR.13”
12 Tetor, 2023REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)”
Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzim Nr.12, Datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë”, Listën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2023 ardhur me shkresën nr. 2443/1 Prot., datë 08.09.2023, nga ZVAP, hyrë në Bashki me nr. 10785, datë 14.09.2023, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzim Nr. 14, Datë 10.07.2023 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, shkresës nr. 05 prot., datë 09.10.2023 “Kërkesë për shpallje vendi vakant” nga Kopshti “Nr. 2”, Vlorë, hyrë në Bashki me nr. 12033 prot., datë 09.10.2023.
Shpallet procedura për vendin e lirë të punës:
“Edukatore (mësues parashkollor)” me kohë të plotë, me afat të pacaktuar:
në Kopshtin “Nr. 2”, Vlorë
Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në: