SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE (1 (një) pozicion “Edukatore (mësues parashkollor)” ½ e normës në Kopshtin Nr. 11 dhe ½ e normës në Kopshtin “1 Maj”)
9 Janar, 2024Plani i pranimit dhe rekrutimit në shërbimin civil
27 Shkurt, 2024
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
(Punonjës Policie në Policinë Bashkiake)
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë i ndryshuar, dhe Ligjit nr.89/2022 “Për Policinë Bashkiake” dhe VKM-së nr. 452 datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”,, Bashkia Vlorë shpall procedurat për vendet e lira të punës:
25 Punonjës Policie në Policinë Bashkiake
Afati për dorëzimin e dokumentave: |
10 Mars 2024 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
1. Në fushën e rendit dhe sigurisë në komunitet, Policia Bashkiake:
a) merr masa të sigurisë për zbatimin e planit të emergjencës së bashkisë për parandalimin e fatkeqësive të ndryshme natyrore, si dhe bashkëpunon me strukturat e mbrojtjes civile pranë bashkisë dhe prefektit të qarkut për kapërcimin e tyre;
b) kontrollon zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e juridiksionit të saj, sipas parashikimeve në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit që lidhen me Policinë e Shtetit;
c) vendos kufizimin e qarkullimit në rrugë jashtë qendrave të banuara për ditët e festave lokale në bashkëpunim me organet e Policisë Rrugore;
ç) bashkëpunon me Policinë e Shtetit për mbikëqyrjen e sigurisë brenda territorit të juridiksionit të saj;
d) bashkërendon masat me Policinë e Shtetit për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike në raste të aktiviteteve në territorin e juridiksionit të bashkisë;
dh) verifikon zbatimin e ligjshmërisë dhe patrullimin periodik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përgjatë vijës bregdetare publike dhe në zonat çlodhëse të ujërave të brendshme në thellësi të territorit, për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit të juridiksionit të bashkisë; të territorit, për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit të juridiksionit të bashkisë;
e) monitoron respektimin e ndarjes së hapësirës së plazhit gjatë ushtrimit të veprimtarisë të çdo personi juridik apo fizik pranë stacioneve të plazhit në territorin e juridiksionit të bashkisë;
ë) merr masa sigurie në veprimtaritë sportive dhe ndeshjet e futbollit gjatë organizimit dhe zhvillimit të tyre si personel sigurie;
f) mbështet strukturat përgjegjëse të bashkisë për strehimin social, për procedurat e zhvendosjes së individëve ose familjeve nga vendbanimi a strehimi i tyre;
g) merr masa për ruajtjen e objekteve në pronësi të bashkisë, si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.
1.1 |
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati janë:
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
ç) të ketë përfunduar arsimin e mesëm të lartë;
d) të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo një kundërvajtjeje penale;
dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
e) të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për punonjësit e Policisë së Shtetit;
ë) të paraqesë vërtetimin e besueshmërisë.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a) kërkesën;
b) jetëshkrimin;
c) fotokopjen e kartës së identitetit;
ç) fotokopjet e noterizuara të diplomës të arsimit të mesëm të lartë;
d) 2 (dy) foto me përmasa 4 x 6 cm;
dh) raportin mjekoligjor mbi gjendjen shëndetësore;
e) certifikatën e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
f) vërtetimin nga prokuroria për qenien ose jo në ndjekje penale;
g) vërtetimin nga gjykata për çështje në proces gjykimi;
h) dokumentet për vërtetimin e përvojës në punë apo librezën e punës;
i) vlerësimin e fundit të punës, kur aplikantët vijnë nga administrata publike;
j) vërtetimin që të mos ketë masë disiplinore të largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
k) vërtetimin që të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 10.03.2024 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri
1.3 |
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË DOKUMENTACIONIT |
Pas verifikimit të dokumentacionit, në respektim të afatit ligjor, Drejtoria e Burimeve Njerëzore do të shpallë në faqen e internetit të Bashkisë Vlorë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet testimi. Kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 |
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
1.5 |
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Testimi me shkrim
Kandidatët në testimin me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
Kandidatët që marrin 60% të pikëve të testimit me shkrim, kanë të drejtë të vazhdojnë fazën e Testimit fizik
Testimi fizik
Testimit fizik u nënshtrohen të gjithë kandidatët që kanë kaluar me sukses testimin me shkrim për pranim në Policinë Bashkiake. Do të testohen aftësitë psikomotore të kandidatit, ku përfshihen shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca dhe koordinimi fizik.
Kandidati që merr mbi 60% të pikëve të përcaktuara për testimin e aftësive fizike vazhdon konkurrimin.
Intervista
Kandidatët, që rezultojnë fitues në fazat e tjera të testimeve, i nënshtrohen intervistës.
Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Në Intervistë, totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 (njëzet) pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) jetëshkrimi (CV), që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, deri në 10 pikë;
b) intervista, deri në 10 pikë.
Rezultati i përgjithshëm i kandidatit përcaktohet mbi shumatoren e rezultateve të arritura nga testimi me shkrim, testimi fizik dhe intervista.
Totali i pikëve për vlerësimi e kandidatëve është 100 pikë i detajuar si më poshtë:
Vlerësimi maksimal për testimin me shkrim është 60 pikë
Vlerësimi maksimal për testimin e aftesive fizike është 20 pikë
Vlerësimi maksimal për intervistën me gojë është 20 pikë
Kandidatët që marrin të paktën 60 pikë janë kandidatët fitues.
1.6 |
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Bashkisë.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.