SHPALLJE E REZULTATEVE PARAPRAKE PËR “SPECIALIST TEKNOLOG USHQIMOR” NË SEKTORIN E ARSIMIT, RINISË DHE SPORTIT
15 Nëntor, 2023SHPALLJE E REZULTATEVE PARAPRAKE “SPECIALIST I MBROJTJES SË MJEDISIT” NË DREJTORINË E BUJQËSISË DHE MBROJTJES SË MJEDISIT
16 Nëntor, 2023
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
(5 punonjës zjarrëfikës “Luftues, shpëtues, ndihmues”
dhe
3 punonjës zjarrëfikës “Drejtues automjeti”)
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë i ndryshuar, dhe Ligjin nr. 152/2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Bashkia Vlorë shpall procedurat për vendet e lira të punës:
5 punonjës zjarrëfikës “Luftues, shpëtues, ndihmues”
dhe
3 punonjës zjarrëfikës “Drejtues automjeti” në MZSH
Afati për dorëzimin e dokumentave: |
30 Nëntor 2023 |
1.1 |
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të jetë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
d – Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrëfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
e – Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
f – Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje;
g – të jetë i/e moshës nën 30 vjeç;
gj – të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 30.11.2023 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri