Punime qe nuk kerkojne te pajisesh me Leje Ndertimi apo Deklarate Paraprake

stema_100

Paraqitja e Aplikimit

Hapi IHapi II

Qytetari ploteson formularin standart te kerkeses per kryerje punime te vogla sipas Nenit 6 VKM 408 date 13.05.2015 “I ndryshuar” ne Rajonin perkates ose ne Njesine Administrative:

Dokumentet qe duhet te bashkangjiten jane:

  1. Certifikate pronesie.
  2. Fotografi te cdo punimi per te cilin behet kerkesa.
  3. Fotografi te pjeses se jashmte te baneses apo te fasades kryesore.

Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi:

  1. Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2, të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:

i) Ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të

ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si më poshtë vijon:

– rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;

– pastrimi i fasadave;

– riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si, forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;

– zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;

– riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;

– riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;

– vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;

– vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;

– sistemimi i oborreve;

– riparimi i rrethimeve ekzistuese.

ii) ndërhyrje të brendshme:

– riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;

– riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;

– riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave.

 

iii) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:

– veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;

 

        2. b) Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;

        3.c) Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore