Projekti i rikonstruksionit të godinës së Shkollës së Mesme”, “Ali Demi”
Projekti i rikonstruksionit të godinës së Shkollës së Mesme”, “Ali Demi”, është mjaft ambicioz. Ai synon ta shndërrojë atë në një institucion të standarteve më të përparuara me synimin për të ofruar cilësi të reja dhe bashkëkohore në mësimdhënie dhe edukimin e brezave të nxënësve, në përputhje me traditat e shkëlqyera të krijuara në vite.
Transformimi i këtij institucioni arsimor, ndër më të rëndësishmit në Vlorë, por jo vetëm, po mundësohet falë një fondi prej 170 milionë lekësh, financuar nga Qeveria Shqiptare.
Aktualisht, po punohet me ritme të shpejta për zbatimin e këtij projekti, për të kompensuar optimalisht edhe vonesat e krijuara në fillimin e punimeve, për shkak të disa vështirësive të natyrës proceduriale.