Projekti per ujin e pijshëm
Orikumi, Dukati, Tragjasi, Jonufra, Radhima, do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë, pas konkretizimit të një projekti ambicioz që ka nisur diskutimin dhe është në fazën e studimit. Investimi financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në këtë kuadër, sot është zhvilluar një tjetër takim në ambjentet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Vlorë. Të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Bashkisë së Vlorës, drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, si dhe specialistë të Ndërmarrjes. Në tryezë edhe përfaqësues të FSHZH. Aktualisht është faza e studimit të projektit dhe në këtë takim të sotëm u diskutua për probleme teknike. Pritet që investimi të nis brenda këtij viti dhe me shumë gjasa do të jetë muaji Nëntor që do të startojë këtë projekt të rëndësishëm. Pasi investimi të implementohet dhe përfundojë, Orikumi, Dukati, Tragjasi, Jonufra, Radhima, do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë.