PROJEKT- VENDIM “PËR NJË SHTESË NË VKB NR.8, DATË 30.01.2020, PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË SUBJEKTIT FIZIK ADHURIM BEQIRAJ PËR MARRJEN NË PËRDORIM TË NJË SIPËRFAQE KULLOSORE PËR KULLOTJE, PËR NJË PERIUDHË 10 VJECARE”

 

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

DREJTORIA JURIDKE

Nr. ________prot.                                                                                   Vlorë, më ____.____.2020

PROJEKT- VENDIM

Nr.______datë ____._____2020

 

“PËR NJË SHTESË NË VKB NR.8, DATË 30.01.2020, PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË SUBJEKTIT FIZIK ADHURIM BEQIRAJ PËR MARRJEN NË PËRDORIM TË NJË SIPËRFAQE KULLOSORE PËR KULLOTJE, PËR NJË PERIUDHË 10 VJECARE”

 

 

Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 , datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore“, i ndryshuar, Kreu IX neni 54, në Ligjin nr.44/2015, datë 30.04.2015 Kodi i Procedurës Administrative i Republikës  së Shqipërisë , Neni 11 dhe 102 pika 1/a, në V.K.M nr.433, datë 08.06.2016 “ Për transferimin në pronësi të Bashkive, të pyjeve dhe kullotave publike”, në nenin 15 të Ligjit nr.9693, datë 19.03.2007 “Për fondin Kullosor” të ndryshuar, në  Udhëzimin nr.2, datë 20.07.2016 “ Për kriteret teknike të klasifikimit të kullotave e të livadheve dhe procedurat për dhënien e tyre për kullotje e kositje bari”, kreu II, pika 17, në kërkesën e subjektit Adhurim Beqiraj datë 27.07.2020,  si dhe në Relacionin  e paraqitur nga Administrata e Bashkisë, Këshilli i Bashkisë  Vlorë në mbledhjen e datës __________  2020;

 

V E N D O S I:

 

  • Në Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr.8, datë 30.01.2020 pas pikës 1 të shtohet pika1/1 me këtë përmbajtje :Nga sipërfaqja prej 77 ha sipas pikës 1 sipërfaqja prej 3000 m2 sipas Plan Rilevimit bashkëlidhur të përdoret për qëllime Agroturizmi me kushtin e plotësimit të kritereve sipas dispozitave ligjore në fuqi.

 

  • Për zbatimin e këtij Projekt-Vendimi ngarkohet Kryetari dhe Administrata e Bashkisë.

 

  • Ky Vendim hyn në fuqi sipas ligjit nr.139/2015 date 17.12.2015, neni 55, pika 6.

 

Konceptoi :D.Zeraj

KRYETARI

Dritan  Leli

You may also like...