PROJEKT – VENDIM “PËR NJË SHTESË NË V.K.B-NË NR.108, DT.27.11.2019 “PËR MIRATIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE TË BASHKISË INSTITUCIONEVE TË VARËSISË DHE FUNKSIONEVE TË DELEGUARA 2020”

 

R E P U B L I K A  E SH Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

Nr._______ prot.                                                                                  Vlorë, më_____._____ 2020

PROJEKT – VENDIM

Nr. ________, Datë ___________.2020

 “PËR NJË SHTESË NË V.K.B-NË NR.108, DT.27.11.2019 “PËR MIRATIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE TË BASHKISË INSTITUCIONEVE TË VARËSISË DHE FUNKSIONEVE TË DELEGUARA 2020”

Këshilli i Bashkisë Vlorë, pasi mori në shqyrtim materialin e paraqitur nga Administrata e Bashkisë Vlorë, mbështetur në Ligjin nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 8 pika 2, 9 pika 1.1.b të kreut III, neni 64 pika c të Kreut X, VKM nr.165 datë 02.03.2016 “Grupimin e Njësive të Qeverisjes Vendore, për efekt page, caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”, i ndryshuar, VKB nr.108, dt.27.11.2019 “Për miratimin e numrit të punonjësve të bashkisë institucioneve të varësisë dhe funksioneve të deleguara 2020”

 

VENDOSI:

 

  1. Të miratojë shtesën e strukturës për ofrimin e shërbimit të përkujdesit shoqëror “Qendra Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes” e përbërë prej 5 pozicionesh si më poshtë:
Nr. DETYRA KLASA POZICIONI
1 Përgjegjës i Qendrës III A/1 45,000
2 Psikolog IV A 41,000
3 Punonjës social IV A 41,000
4 Edukatore IVB 35,000
5 Sanitare   38,000

 

  1. Fondi i pagave për punonjësit e Qendrës sipas pikës 1, është i bazuar në fondet e disbursuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

  1. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetari i Bashkisë Vlorë.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit 139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 55 pika 6.

KRYETAR 

Dritan LELI

Konc. L.Brinja                      Dr.Burimeve Njerëzore

           I.Stasa                         Dr.Ndihmës dhe e Shërbimit

           T.Zanaj                       Dr.Financës dhe Buxhetit

You may also like...