PROJEKT – VENDIM “PËR NJË NDRYSHIM NË V.K.B-NË NR.114, DT.26.12.2019 “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË BASHKISË VLORË PËR VITIN 2020”
“PËR NJË NDRYSHIM NË V.K.B-NË NR.114, DT.26.12.2019 “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË BASHKISË VLORË PËR VITIN 2020”
Këshilli i Bashkisë Vlorë, pasi mori në shqyrtim materialin e paraqitur nga Administrata e Bashkisë Vlorë, mbështetur në Ligjin nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 8 pika 2, 9 pika 1.1.b, 34,35,36,37,40,41,54 pika dh, dhe neni 64 pika c, Ligji nr.68/2017 “Për Financat e vetëqeverisjes Vendore”, neni 45, Ligji nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, neni 44, në Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr.9 datë 20.03.2018 “Për Procedurat standard të zbatimit të buxhetit” si dhe Udhëzimit plotësues nr.2 datë 20.01.2020 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2020”, në V.K.B-së Nr.114, dt.26.12.2019 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2020”, i ndryshuar,
VENDOSI:
- Të miratojë fondin prej 2,440,291 lekë për realizimin e projekteve si më poshtë:
- Blerje pajisje, mobilie dhe sistemime te jashtme për Qendrën e Zhvillimit P.A.K Vlorë me fond 1,754,500 lekë
- Punime rrethimi në varrezat publike të fshatit Nartë, Vlorë në vlerën 685,791 lekë
- Këto fonde të pakësohen nga fondet e parashikuara për prokurimin e procedurës të investimit ”Rikonstruksion i palestrës së shkollës “24 Maji”, Vlorë”.
- Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Administrata e Bashkisë Vlorë.
- Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit 139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”.
KRYETAR
Dritan LELI
Konc. D.Zeraj Dr.Juridike
F.Devollaj Dr.Investimeve dhe Zbatimit të Projekteve
T.Zanaj Dr.Financës dhe Buxhetit
E.Grabova Dr.Qendra e Zhvillimit P.A.K.
______________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
Nr _______ Prot Vlorë, më ________ 2020
RELACION
“PËR NJË NDRYSHIM NË V.K.B-NË NR.114, DT.26.12.2019 “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË BASHKISË VLORË PËR VITIN 2020”
Bazuar në në Ligjin nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 8 pika 2, 9 pika 1.1.b, 34,35,36,37,40,41,54 pika dh, dhe neni 64 pika c, Ligji nr.68/2017 “Për Financat e vetëqeverisjes Vendore”, neni 45, Ligji nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, neni 44, në Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr.9 datë 20.03.2018 “Për Procedur at standard të zbatimit të buxhetit” si dhe Udhëzimit plotësues nr.2 datë 20.01.2020 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2020”, në V.K.B-së Nr.114, dt.26.12.2019 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2020”, i ndryshuar, është hartuar ky projektvendim.
Bashkia Vlorë në V.K.B-në nr.114, dt.26.12.2019 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2020” ka parashikuar një fond për rikonstruksionin e palestrës së shkollës “24 Maji”. Duke qenë se rehabilitimi i kësaj shkolle është kryer mbi bazën e një bashkëfinancimi me fondet e buxhetit të shtetit, tashmë nuk është i nevojshëm përdorimi i këtij fondi dhe është menduar që të pakësohet për tu përdorur për realizimin e dy projekteve të reja të rëndësishme në vlerën 2,440,291 lekë, si më poshtë:
- Blerje pajisje, mobilie dhe sistemime te jashtme për Qendrën e Zhvillimit P.A.K Vlorë me fond 1,754,500 lekë. Bazuar në kërkesën nr.98 prot datë 04.09.2020 me lendë “Kërkesë për fonde”, të Drejtorit të Institucionit, sqarohet se me fondet e PNUD është kryer rikonstruksioni total i QZHPAK Vlorë, si dhe është kryer mobilimi i një pjese të ambienteve, si sallat e terapisë, zyrat, kuzhina, dhe pjesërsiht dhomat e ndenjës. Aktualisht nevojiten disa pajisje e mobilie për dhomat e gjumit apo lavanderinë, sikurse janë krevata tek, dyshekë, jastëkë, kolltuqe, tv sipas tabelës së mëposhtme:
NR. | OBJEKTI | SASIA | CMIMI | TOTALI |
1 | Krevata tek | 35 | 26,000 | 910,000 |
2 | Dyshekë tek | 35 | 10,000 | 350,000 |
3 | Jastëk | 35 | 700 | 24,500 |
4 | Kënd (kolltuqe) minikuzhine | 2 | 100,000 | 200,000 |
5 | Tv | 2 | 35,000 | 70,000 |
6 | Rregullim i territorit të jashtëm prej 3,000 m2 | 200,000 | ||
Totali | 1,754,500 |
- Punime rrethimi në varrezat publike të fshatit Nartë, Vlorë në vlerën 685,791 lekë. Aktualisht nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike janë kryer disa punime sistemimi dhe hapje të tokës së varrezave për zgjerimin e tyre, por është i nevojshëm kryerja e rrethimit sipas preventivit të mëposhtëm:
NR. | Nr. Ana. | PERSHKRIMI I PUNIMEVE | NJESIA | SASIA | CMIMI | VLEFTA | SHUMA |
1 | 2.1 | Germim dheu me krah e transport me k dore 10 m, kategoria III | m3 | 6.34 | 637 | 4,036 | |
2 | 2.110/2 | Themel e xokol butobetoni C – 12/15 | m3 | 4.75 | 1739 | 8,264 | |
3 | an+3.837/a | Rrethim me rrjete teli sp 2 mm me plastike e koloncina metalike te lyera me boje | m2 | 652.50 | 857 | 559,193 | |
SHUMA | 571,492 | ||||||
TVSH (20%) | 114,298 | ||||||
TOTALI (perfshire TVSH) | 685,791 |
Nga sa më lart, ju ftojmë të miratoni këtë projektvendim me qëllim vazhdimin e procedurave të mëtejshme.
KRYETAR
Dritan LELI
Konc. D.Zeraj Dr.Juridike
F.Devollaj Dr.Investimeve dhe Zbatimit të Projekteve
T.Zanaj Dr.Financës dhe Buxhetit
E.Grabova Dr.Qendra e Zhvillimit P.A.K.