PROJEKT -VENDIM PËR MIRATIMIN E VLERËS FINANCIARE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA DËMTIMI NË BANESËN E Z.JETNOR DEVOLLAJ NË DATËN 20.12.2019, DHE SHPËRBLIMIN FINANCIAR NGA ANA E BASHKISË VLORË.
Këshilli i Bashkisë Vlorë në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 8 pika 2, neni 9/1 pika b, neni 29/1, neni 54 pika dh ,të ligjit nr.8756 datë 26.03.2001 “Për emergjencat civile”, të ndryshuar neni 8, në VKM Nr. 329 data 16.05.2012 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” paragrafi III/ë dhe pika 3/a, pasi mori në shqyrtim materialin e përgatitur nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile, Drejtoria e Financës dhe Këshilli i Qarkut Vlorë,
VENDOSI:
- 1. Të miratojë vlerën financiare të dëmeve të shkaktuara nga dëmtimi në banesën eJetnor Devollaj, e ndodhur në lagjen“ Kushtrimi ,, Rajoni Nr.5, Vlorë në datën 20.12.2019 ,sipas preventivit të hartuar nga ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë përkatësisht në masën:
- 670 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë ) lekë për punime ndërtimi.(339.341 x50% )
- 657 (tetëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e shtatë) lekë për mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake.
- Shpërblimi financiar do të përballohet nga fondi rezervë i Bashkisë Vlorë.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financë-Buxhetit dhe Drejtoria e
Mbrojtjes Civile pranë Bashkisë Vlorë.
- Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015,neni 55 pika .
Konceptoi: L.Mëhilli
Pranoi: A.Vreshtazi
Miratoi: A.Vreshtazi
KRYETARI
Dritan LELI