Projekt-Vendim PËR MIRATIMIN E PLANIT VENDOR TË MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË MBETJEVE BASHKIA VLORË

__________________________________________________________________

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

B A SH K I A  V L O R Ë

 

Nr______Prot                                                                         Vlore, më________2023

P / V E N D I M

Nr._____, datë ___.____. 20223

 

“PËR MIRATIMIN E PLANIT VENDOR TË MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË MBETJEVE BASHKIA VLORË”

 

Këshilli i Bashkisë Vlorë, bazuar në Ligjin nr. 10463, datë 22/09/2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, neni 12 dhe neni 13, Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin nr. 10431/2011 “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, i ndryshuar, Ligjin nr. 107/2014, “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, Ligjin nr.8094, datë 21.03.1996, “Për largimin publik të mbeturinave”, VKM nr. 418/2020, “Për Miratimin e Dokumentit të Politikave Strategjike dhe të Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, 2020–2035”, VKM nr. 671/2015 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, në funksion dhe në përmbushje të kuadrit ligjor mjedisor, VKM nr.418, datë 25.06.2014 “Për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim”, VKM nr.608, datë 17.09.2014, “Për masat e nevojshme për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve bio si dhe kriteret dhe afatet për pakësimin e tyre”, VKM nr.319, datë 31.05.2018, “Për miratimin e masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve”, VKM nr. 402 datë 30.06.2021 “Për miratimin e Katalogut të Mbetjeve”, VKM nr. 957 datë 19.12.2012 “Për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike”, VKM nr. 452, datë 11.07.2012, ndryshuar me VKM nr. 389, datë 27.6.2018, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 452, datë 11.07.2012 të Këshillit të Ministrave”, VKM nr. 575 datë 24.06.2015 “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte” Vendim i KKT nr.1, Datë 13.01.2020 “ Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta”

 

V E N D O S I

  1. Të miratojë Planin Vendor të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Bashkia Vlorë 2023-2028

 

  1. Për zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Drejtoria e Finances, Buxhetit dhe Kontabilitetit, Drejtoria e Infrastrukturës dhe Investimeve Publike (DIIP), Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Ndërmarrja MIM Vlorë.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi sipas Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 55, pika 6.

 

K R Y E T A R

Dritan LELI

 

Dokumenti i plote

You may also like...