PROJEKT – VENDIM “PËR MIRATIMIN E NJOHJES SË DETYRIMIT NDAJ STUDJOS” BAKER MCKENZIE” LIDHUR ME KUNDRAPADINË E BASHKISË VLORË DEPOZITUAR NË DHOMËN NDËRKOMBËTARE TË TREGËTISË PARIS, BAZUAR NË VKM NR.131, DATË 16.12.2018 PËR NGRITJEN E KUNDËRPADISË NË DHOMËN NDËRKOMBËTARE TË TREGËTISË, PARIS KUNDËR SHOQËRISË TIS-PARK”, LIDHUR ME KONTRATËN E KONCENSIONIT PARTNERITET PUBLIK/PRIVAT TË SISTEMIT DHE MENAXHIMIT TË PARKIMIT ME PAGESË NË QYTETIN E VLORËS”
“PËR MIRATIMIN E NJOHJES SË DETYRIMIT NDAJ STUDJOS” BAKER MCKENZIE” LIDHUR ME KUNDRAPADINË E BASHKISË VLORË DEPOZITUAR NË DHOMËN NDËRKOMBËTARE TË TREGËTISË PARIS, BAZUAR NË VKM NR.131, DATË 16.12.2018 PËR NGRITJEN E KUNDËRPADISË NË DHOMËN NDËRKOMBËTARE TË TREGËTISË, PARIS KUNDËR SHOQËRISË TIS-PARK”, LIDHUR ME KONTRATËN E KONCENSIONIT PARTNERITET PUBLIK/PRIVAT TË SISTEMIT DHE MENAXHIMIT TË PARKIMIT ME PAGESË NË QYTETIN E VLORËS”
Bazuar në Ligjin nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 8, neni 9/1 pika 1/1 a dhe b, pika 1/3 c, nenet 34 dhe 54 pika dh , në Ligji. nr.68/2017 datë 27.04.2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”, neni 45, Ligji nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, neni 44, në Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr.9 datë 20.03.2018 “Për Procedurat standart të zbatimit të buxhetit” si dhe Udhëzimit plotësues nr.1 datë 17.01.2019 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2019”, në V.K.B-së Nr.92, dt.17.08.2018 “Për miratimin e përfaqësimit të Bashkisë Vlorë në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, Paris”, në V.K.B nr.131 datë 06.12.2018 “Për ngritjen e kundërpadisë në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, Paris kundër Shoqërisë Tis Park”, lidhur me kontratën e koncesionit partneritet publik/privat të sistemit dhe menaxhimit të parkimit me pagesë në qytetin e Vlorës, në VKB nr.114 datë 26.12.2019 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2020” i ndryshuar në Vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, Paris datë 28.08.2020 si dhe në shkresën e Studjos “Baker MCKenzie” datë10.09.2020, Këshilli i Bashkisë Vlorë
VENDOSI:
- Të miratojë njohjen e detyrimit ndaj Studjos “BAKER MCKENZIE “për depozitimin e kërkesëpadisë së Bashkisë Vlorë ndaj Shoqërisë Tis Park në Dhomën Ndërkombëtare të Tregëtisë lidhur me kontratën e Koncesionit në shumën 208000 USD e llogaritur si Tarifë Suksesi.
- Pagesa e shumës sipas pikës 1 bazuar në Tarifën e Suksesit të miratuar me VKB nr.131, datë 06.12.2018 “ Për ngritjen e kundërpadisë në Dhomën Ndërkombëtare të Tregëtisë, Paris kundër Shoqërisë Tis-Park”, lidhur me kontratën e koncensionit partneritet publik/privat të sistemit dhe menaxhimit të parkimit me pagesë në qytetin e Vlorës”, të bëhet nga shumat që me vendim të Dhomës Ndërkombëtare të Tregëtisë, Shoqëria “Tis Park” i detyrohet Bashkisë Vlorë ose nga tepricat e pagesës së kryer nga Bashkia Vlorë pas llogaritjes për kostot e procedurës së Arbitrazhit pas ark7timit t7 tyre.
- Referuar Pikës 2 të Autorizohet Studjo Baker Mckenzie të kryej procedurat përkatëse ligjore për të mundësuar arkëtimin e vlerës financiare të diferencës midis pagesës dhe kostove të Arbitrazhit vlerën e kundërpadinë si dhe detyrimet t7 tjera t7 Shoqëris7 Tis Park s7 kryer ndaj Bashkisë Vlorë sipas vendimit dat7 28.08.2020 t7 Dhom7s Nd7rkomb7tar7ve t7 Treg7tis7 Paris.
- Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetari dhe Administrata e Bashkisë Vlorë.
- Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit 139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 55 pika 6.
KRYETAR
Dritan LELI