PROJEKT – VENDIM “PER DISA SAKTËSIME DHE NDRYSHIME NË VKB NR. 64, DATE 31.08.2017, PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR I BASHKISË VLORE”

 

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E PLANIFIKIMIT DHE ZHVILLIMIT TË TERRITORIT

 

 

Nr. ______prot.                                                                         Vlorë, më ___.____.2020

 

 

P R O J E K T – V E N D I M

Nr. 59, DATË 05.08.2020

PËR DISA SHTESA DHE KONFIRMIM TË VENDIMIT

“PER DISA SAKTËSIME DHE NDRYSHIME NË VKB NR. 64, DATE 31.08.2017, PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR I BASHKISË VLORE”

 

 

Këshilli i Bashkisë Vlorë, pasi mori në shqyrtim materialin e paraqitur nga administrata e Bashkisë Vlorë, mbështetur ne: Ligji nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 8 pika 2, neni 9 pika 1.1.b, neni 23 pika 14, neni 54 pika k dhe neni 64 pika a, b, c, Ligji nr. 107/2014 datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” , VKB nr.64 datë 31.08.2017 “Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Vlore” i Miratuar me Vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 1 datë 16.10.2017,

 

V E N D O S I:

 

 

  1. Të miratojë disa shtesa në Dokumentin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Vlorë, miratuar me VKB Nr.59, datë 05.08.2020, që konsistojnë në

 

  1. Ndryshime që përfshijnë investimet strategjike në zonën e portit detar Vlorë
  2. Ndryshime që përfshijnë investimet strategjike në zonën e Triportit, Vlorë
  3. Investimi strategjik që përfshin zonën kufitare Vlorë – Palasë

 

  1. Të konfirmojë Dokumentin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Vlorë, miratuar me VKB Nr.59, datë 05.08.2020 së bashku me shtesat sipas pikës 1, si pasojë e marrjes së Aktit të Përputhshmërisë nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.

 

 

  1. Rishikimet e pasqyruara ne pikën 1 dhe 2 do të kryhen sipas dokumentit shoqërues të vendimit.

 

  1. Autorizohet Kryetari i Bashkisë për vazhdimin e proçedurave të mëtejshme ligjore për zbatimin e ketij vendimi.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi sipas Ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”

 

 

 

 

 

 

KRYETARI

Dritan  LELI

You may also like...