PROJEKT – VENDIM PËR DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR MUAJIN SHKURT 2021
______________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL
Nr._______prot. Vlorë, më_____._____ 2021
PROJEKT – VENDIM
Nr. ____ datë ______2021
PËR
DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR
PËR MUAJIN SHKURT 2021
Bazuar në Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b, Ligjit Nr.57,datë 18.07.2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë” neni 21, Vendimit Nr.597, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike dhe fondit të kushtëzuar” kreu 4 pika 1, si dhe VKB Nr.4, datë 28.01.2021, “ Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtezuar për bllok-ndihmen si dhe nga fondet e buxhetit Vendor “, si dhe në bazë të materialit të paraqitur nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social për Këshillin e Bashkisë
V E N D O S A:
- Të përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuara për muajin Shkurt 2021 gjithësej 20 familje me një fond prej 88.128 (tetëdhjetë e tetëmij e njëqind e njëzet e tetë)lekë
- Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuar sipas njësive janë:
Nr | Njësitë administrative | NDIHMË EKONOMIKE | |
nr | lekë | ||
1 | Qëndra e Bashkisë Vlorë | 17 | 75.728 |
2 | Njesia Orikum | 2 | 8.800 |
3 | Njesia Novoselë | 1 | 3.600 |
Totali | 20 | 88.128 |
- Familjet përfituese janë në listën emërore bashkëlidhur materialit .
- Masa e pagesës për familjet përfituese përllogaritet sipas V.K.M nr. 597, datë 04.09.2019 “Per përcaktimin e kritereve,të proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” kreu IV ,pika 1.
- Ndihma ekonomike të fillojë në datën 01.02.2021 dhe pagesa të bëhet mbas datës 31.03.2021
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social .
- Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit Ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b .
Konceptoi : Xh.Kulla
Miratoi : I.Stasa
Jurist : D.Zëraj
K R Y E T A R I
Dritan Leli