PROJEKT – VENDIM PËR DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR MUAJIN GUSHT 2020
Bazuar në Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b, nenin 21 të Ligjit Nr.57,datë 18.07.2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë” në pikën 1 të Kreut IV të Vendimit Nr.957, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike dhe fondit të kushtëzuar”, si dhe VKB Nr.4, datë 30.01.2020, “ Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondet e buxhetit Vendor”, për familjet që nuk i plotësojnë të gjitha kriteret për dhënien e ndihmës ekonomike, si dhe në bazë të materialit të paraqitur nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social për Këshillin e Bashkisë
V E N D O S A:
- Të përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuara për muajin Gusht 2020 gjithësej 15 familje me një fond prej 37.796 (tridhjetë e shtatëmij e shtatëqind e nëntëdhjete e gjashtë)lekë
- Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuar sipas njësive janë:
Nr | Njësitë administrative | NDIHMË EKONOMIKE | |
nr | lekë | ||
1 | Qëndra e Bashkisë Vlorë | 14 | 35.196 |
3 | Njësia Administrative Orikum | 1 | 2.600 |
Gjithësej | 15 | 37.796 |
- Familjet përfituese janë në listën emërore bashkëlidhur materialit .
- Masa e pagesës për familjet përfituese përllogaritet sipas V.K.M nr. 957, datë 04.09.2019 “Per përcaktimin e kritereve,të proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” pika 1,kreu IV .
- Ndihma ekonomike të fillojë në datën 01.08.2020 dhe pagesa të bëhet mbas datës 31.09. 2020.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social .
- Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit Ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b .
K R Y E T A R I
Dritan Leli