PROJEKT – VENDIM MBI MIRATIMIN E KRITEREVE TË DHËNIES SË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK-NDIHMËN SI DHE NGA FONDET E BUXHETIT VENDOR
________________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
KËSHILLI I BASHKISË VLORË
Nr._______prot. Vlorë, më_____._____ 2021
PROJEKT – VENDIM
Nr.________datë._______2021
MBI MIRATIMIN E KRITEREVE TË DHËNIES SË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK-NDIHMËN SI DHE NGA FONDET E BUXHETIT VENDOR
Bazuar në nenin 21 të ligjit nr. 57/2019, “Për asistencen sociale ne Republiken e Shqiperise” , në pikën 13 të kreut II të VKM nr. 955, datë 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”; Udhëzimin nr. 5 datë 17.02.2017,pika 2 dhe 4, “Mbi përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%” i ministrisë përkatëse, neni 24 te Ligjit 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore “si dhe në bazë të materialit të paraqitur nga Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social, Këshilli i Bashkisë
VENDOSI:
- Të miratojë kriteret për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar dhe nga fondet e buxhetit vendor për bllok-ndihmën si më poshtë:
- Familje të varfëra të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit për mos paraqitje tek zyra e punës për muajin përkatës,për mos gjenerim të deklaratës tremujore, për mos tërheqje të ndihmës mujore ,për arësye shendetsore, fatkeqesi familjare e të tjera, të vërtetuara këto me dokumenta justifikuese.
- Familje me kryefamiljarë femra në vështirësi ekonomike dhe sociale,
- Familje që kanë në përbërje anëtarë mbi moshë pune në kushte varfërie ekstreme,
- Familje me probleme të thella sociale që nuk mundin të realizojnë proçeset gjyqësore për zgjidhje martese dhe vendimet për UMM.
- Familje ekstremisht të varfëra që kanë në përbërje fëmijë që ndjekin universitetin;
- Familje që kanë në përbërje një ose më shumë anëtare me paaftësi/sëmundje të rënda të cilat nuk përfitojnë nga KMCAP-ja dhe janë në kushte të vështira socio-ekonomike;
- Familjet që do përfitojnë nga kriteret e mësipërme duhet të jenë familje që nuk klasifikohen nga sistemi i pikëzimit si familje në nevojë si edhe refuzohen/përjashtohen për një periudhë 6 mujore rastet e parashikuara në Kreun II pika 9 të Vendimit nr. 955, datë 137 07.12.2016, të Këshillit të Ministrave , por që këto raste vertetohen si veprime jo të qëllimshme.
- Dokumentat e aplikuesve të jenë sipas VKM nr. 955 datë 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” ,të gjitha familjet do të trajtohen me ndihmë ekonomike pasi të jetë kryer paraprakisht vlerësimi socio-ekonomik në familje;
- Masa e ndihmës ekonomike të llogaritet sipas VKM nr. 955 date 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” dhe Udhëzimit nr. 4, datë 17.02.2017 “Për përllogaritjen e përfitimit të ndihmës ekonomike” për fondin e kushtëzuar dhe me të ardhurat e bashkisë masa e ndihmës ekonomike të llogaritet deri në kufirin maksimal .
- Për zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financë – Buxhetit dhe Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social .
- Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit Ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b .
K R Y E T A R I
Dritan Leli