PROGRAMI PËR PËRSHTATJEN DHE PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE TË OBJEKTEVE DHE BANESAVE
PROGRAMI PËR PËRSHTATJEN DHE PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE TË OBJEKTEVE DHE BANËESAVE
Objektet/banesat që trajtohen nga programi i përmirësimit të kushteve;
- Objektet dhe banesat, që trajtohen nga programi i përmirësimit të kushteve, ose i përmirësimit të kushteve deri në ndërtim të ri, janë:
- Objektet/banesat në rrezik shembje;
- Objektet/banesat e amortizuara, që kanë nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime të domosdoshme, për familjet që në përbërje të tyre kanë persona me aftësi të kufizuar, me qëllim që përmirësimi të lehtësojë shkallën e përshtatshmërisë e të plotësimit të nevojave të veçanta të banimit për ta
- Rregullimin e banesave individuale, ose strukturave, të cilat nuk klasifikohen si banesë, nga vetë familjet që nuk sigurojnë të ardhurat e nevojshme për ta kryer vetë përmirësimin, veçanërisht për familje të minoriteteve rome dhe egjiptiane, vetëm për një periudhë dyvjeçare nga hyrja në fuqi e ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social”, si edhe për familje të zonave rurale.
- Administrimi i kërkesave dhe identifikimi i ndrëhyrjeve për përmirësimin e kushteve të objekteve/banesave ekzistuese duhet të bëhet nga struktura përkatëse në njësinë e vetëqerisjes vendore.
- Përparësi në trajtimin me këtë program kanë :
- Personat me aftësi të kufizuar
- Individët me statusin e jetimit
- Familjet e policëve të rënë në detyrë
- Të moshuarit
- Komuniteti rom
- Komuniteti egjiptian
- Komunitetet e zonave rurale
- Prindërit e vetëm që kanë në ngarkim fëmijë
- Viktimat e trafikimit
- Viktimat e dhumës në familje