Programi për Partneritetin Urban II (UPPII)

44817966_10155774792422541_5426748477654695936_o
44841937_10155774792962541_8133595747024109568_n

Në kuadër të Projektit të Bankës Botërore “Programi për Partneritetin Urban II (UPPII)”, po zhvillohet ne qytetin e Vlores nga datat 24-26 Tetor, seminari me teme “Financat e Bashkive dhe Auditi Urban”. Pjese e ketij projekti te financuar nga Banka Boterore jane bashki nga Shqiperia, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali I Zi. Ky event I organizuar ne Qytetin e Vlores, nga Banka Boterore ne bashkpunim me Bashkine e Vlores eshte ne vazhden e nje serie takimesh te organizuara ne vende te ndryshme te duke perfshire Viene, Beogradin, Shkupin, Sarajeve, etj.
Ky takim do të shërbejë për të kuptuar më mirë procesin e përditësimit te planit të veprimit për përmirësimin e situatës financiare dhe financimin e investimeve prioritare.
Grupi I eksperteve nga Banka Boterore, se bashku me mbi 40 pjesmarres do te organizojne nje seri me diskutime dhe trajnime si dhe vizita ne terren per te ndjekur nga afer ecurine e investimve kapitale ne Bashkine e Vlores si dhe zhvillimin e pritur ne qytet.

You may also like...