Programi i Performancës dhe Investimeve në Sektorin Ujësjellës Kanalizime/Infrastruktura Bashkiake
Vazhdon mbështetja financiare për Vlorën në drejtim të Ujësjellës-Kanalizime, por edhe të Trajtimit të Ujërave të Ndotura. “Programi i Performancës dhe Investimeve në Sektorin Ujësjellës Kanalizime/Infrastruktura Bashkiake V”. Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli ishte sot në Tiranë, i shoqëruar nga Drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, ku firmosën edhe marrëveshjen e bashkëpunimit. KfW 🇩🇪 SECO🇨🇭 EU 🇪🇺 AKUM🇦🇱 Përmirësimi i cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorit dhe qëndrueshmëria e performancës së UK Vlorë përmes investimeve të reja. Ky investim mbështetet nga financimet e Qeverisë Gjermane përmes KfW, Qeverisë Zvicerane përmes SECO dhe EU bazuar në vizionin e qeverisë shqiptare për transformimin rrënjësor të sektorit të ujit në Shqipëri për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, nxitur zhvillimin e qëndrueshëm turistik dhe rritjen e ekonomisë.